Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur pas letrës publike të kryeministrit Edi Rama, se nuk do të ketë më marrëveshje kulisash.
Sipas Bashës, tani do të ketë dialog kombëtar dhe referendum nga populli.
“Fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë do ta kenë shqiptarët. Nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli. Asnjë hap pas”, shkroi Basha në Twitter./ Opinion.al E.Xh.