Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e Llambro Xhavellas drejtuar Ali Pashë Tepelenës në 1792 : Tradhtar, kusar, do të hakmerrem !

2017/10/16 at 9:44 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Figaro : Letra e 12 dhjetorit 1912 për Shqipërinë nga princi patriot Albert Gjika

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Tetor 2017


Në librin “Voyage en Grèce, fait dans les années 1803 et 1804, par J. L. S. Bartholdy”, gjejmë një kapitull, që detajon luftën e ndërmarrë nga Ali Pashë Tepelena kundra suljotëve gjatë vitit 1792, me titull “Guerre d’Ali-Pacha contre les Souliotes”.

Në fakt, autori i këtij libri është mbështetur në veprën “A Survey of the Turkish Empire” të anglezit William Eton. Autori nuk ka folur vetë, por ka sjellë rrëfimin e një personi tjetër, që tregon se në vitin 1792, i gjendur në shërbim të Francës, në rolin e përkthyesit, u dërgua nga konsulli francez pranë Ali Pashës, në kryeqytetin e Epirit, Janinë.

Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, në lidhje me shkembimet ndërmjet Llambro Xhavellas dhe Ali Pashë Tepelenës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

…Dy ditë pasi vendosi kampin e tij ushtarak në fushat e Sulit, ai urdhëroi që të sillnin para tij kapiten Xhavellan (i zënë rob), dhe jo vetëm që i ofroi atij lirinë, por madje i propozoi që ta bënte atë “buluk-bash” të krahinës, vetëm nëse do të ndihmonte Ali Pashën që të bëhej zot i malit. Xhavella u përgjigj se, për sa kohë që ai ishte i lirë, ai ishte i gatshëm të shkonte në mal dhe të bindte mbështetësit e tij, domethënë gjysmën banorëve, që t’i nënshtrohen dhe të marrin armët kundër Bogias (Boçari); në këtë mënyrë, ai mund të fuste trupat e pashait në Tripë, ndërsa pala e kundërt do të ishte e lumtur të qëndronte në paqe pa luftuar. Pikërisht për këtë, Pashai e pyeti se çfarë garancie mund ti jepte atij në lidhje me mbajtjen e premtimit të tij :

“Djalin tim të vetëm, dymbëdhjetë vjeç – u përgjigj Xhavella – që unë do të të jap si peng, i cili është më i rëndësishëm sesa jeta ime, dhe që ti mund ta dënosh nëse unë të mashtroi.”

Si rezultat, Xhavella e thirri të birin që të zbriste nga mali ; por sapo u ngjit vetë në mal, i shkroi Pashait letrën në vijim :

“Ali Pasha, unë gëzohem që mashtrova një tradhtar. Tani jam këtu për të mbrojtur vendin tim kundër një kusari. Djali im do të vdesë ; por para se të shuhem, do të hakmerrem për të. Do të trajtohem si një baba i pashpirt, sepse kam sakrifikuar birin tim për sigurinë time personale ; por unë mund t’i përgjigjem kësaj, se nëse ti do të ngjiteshe në mal, ai do të vdiste gjithsesi me të gjithë pjesën tjetër të familjes sime, dhe se nuk do të kisha qenë më këtu për të marrë hakun e tij. Nëse fitojmë, mund të kem fëmijë të tjerë : gruaja ime është ende e re ; por nëse djali im, që është i ri, nuk di të vdesë i lumtur për të mirën e vendit të tij, atëherë ai nuk meriton që të jetojë, dhe as që ta pranoi atë për djalin tim. Eja, pra, tradhtar ! Po vloj të hakmerrem, dhe jam armiku yt i papajtueshëm.”

Kapiten Xhavella

Pashai, pavarësisht tërbimit të tij, nuk e gjykoi të domosdoshme që të digjte Xhavellën e ri, dhe e dërgoi atë në Janinë, pranë djalit të tij, Veli Pashës, i cili qeversite gjatë mungesës së tij. Unë kam qenë me të kur i dërgoi atij këtë fëmijë ; ai u përgjigj të gjitha pyetjeve që i bënë, me një lloj shpirti dhe guximi, që ngjalli admirim tek të gjithë. Veli Pasha i tha atij se priste urdhërin e babait të tij për ta pjekur në hell. “Unë nuk kam frikë prej teje” – iu përgjigj fëmija ; “Babai im do të bëjë të njëjtën gjë me babanë apo me vëllanë tënd, nëse ai do të mund ti zë robër.” Atë e hodhën në një birucë, me bukë dhe ujë.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-e-llambro-xhavellas-drejtuar-ali-pashe-tepelenes-ne-1792-tradhtar-kusar-do-te-hakmerrem/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: Ali Pashe TepelenaarkivaAurenc BebjahistoriletraLlambro Xhavella


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Mariza Ikonomi: Po përjetoj emocionin më të bukur në dashuri

Mariza Ikonomi: Po përjetoj emocionin më të bukur në dashuri

Pamje filmike/ Ditëlindja e Enver Hoxhës, shqiptarët qanin me zë vdekjen e diktatorit 

Pamje filmike/ Ditëlindja e Enver Hoxhës, shqiptarët qanin me zë vdekjen e diktatorit 

Policia italiane sekuestron 1 kuintal drogë, në pranga dy shqiptarë

Aksident i rëndë në Itali, i plagosur edhe një shqiptar
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}