I ftuar në emisioni “Opinion” ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se Komisionari i BE Hahn më letrën drejtuar ditën e sotme shqiptarëve ka dalë jashtë detyrës së tij. Sipas Manjanit komisionarët kanë punë me qeverinë dhe nuk mund ti drejtohen popullit. “Nuk mund të bëjë komisioneri letra publike për ti bërë thirrje popullit. Qeveria është autoriteti që përfaqëson popullin për komisionerët. Kjo është një letër e panatyrshme. Kjo është jashtë kostumit të tij”, ka deklaruar Manjani. /opinion.al