Te Fundit

Letra e Brahos, fluskë sapuni, prokuroria mbyll hetimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:28 - 20/10/15 |
b.f

TIRANË- “Nuk ka asnjë përpjekje për destabilitet në vend. Madje nuk ka asnjë vepër penale”. Kjo është përgjigja e e organit të akuzës për letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Dy javë pas dorëzimit të letrës së famshme që paralajmëronte se Tom Doshi e Dritan Prifti po sulmojnë Ilir Metën dhe pritet destabilitet politik në vend, prokuroria vendos të mos nis fare hetimet pasi nuk ka elemente te nje vepre penale. Por për këtë çështje janë pyetur në polici dhe prokurori, Dritan Prifti, Tom Doshi, Spartak Braho si dhe bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismilaj.
letra i ishte drejtuar krerëve më të lartë të institucioneve shtetërore dhe u përcoll nga kryeprokurori Adriatik Llalla tek prokurorët që po hetojnë dosjen CEZ-DIA. Sipas burimeve nga prokuroria, nga pyetja e personave të lartpërmendur nuk u nxor asnjë e dhënë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas