TIRANË- Lidhur me mosnisjen e hetimeve për letrën e Spartak Brahos ka reaguar zëdhënësi i prokurorisë, duke thënë se personat e pyetur pas letrës së Brahos kanë ndihmuar në hetimin për CEZ-DIA jo se kishin në thelb “letrën”. Zëdhënësi i prokurorisë Albi Serani i pyetur nga Opinion.al u shpreh: “Letra, ishte një informacion që u verifikua në kuadër të procedimit penal për çështjen CEZ-DIA. Pra, nuk ishte kallëzim për të cilin duhej të merreshin masat proceduriale (regjistrim apo mosfillim). Janë kryer verifikime, me qëllim për të parë nëse mund të gjendeshin elemente që mund të ndihmonin hetimin në zhvillim vetëm për CEZ-DIA.