TIRANE- Ben Blushi i është drejtuar sot me një letër të gjatë, Grupit Parlametar te PS dhe Asamblese Kombetare te PS ku rendit gjithë shkeljet në statutin e PS-së.
Letra e plotë e Ben Blushit
Meqenese ditet e fundit jam perfshire ne nje debat lidhur me domosdoshmerine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira dhe legjitime ne PS,
Meqenese qysh prej tetorit 2009 nuk zhvillohen zgjedhje per kryetarin e PS dhe pothuajse te gjitha fomumeve te saj u ka skaduar mandati,
Meqenese pikpamjet e mia per leximin e statutit dhe zbatimin e tij kane hasur ne kundeshtime te paarsyeshme, improvizuese dhe antistatutore,
Meqenese konstatoj se gjate viteve te fundit Statuti,fryma e Kushtetutes dhe Ligji per Partite Politike jane cenuar rende dhe ne menyre te perseritur,
Meqenese ndryshimet e pritshme statutore nuk mund te kene fuqi prapavepruese cka, nese do miratoheshin, do ta thellonin anarkine organizative te Partise Socialiste,
Meqenese jam i bindur se shkeljet e gati nje te tretes se neneve te statutit te PS nuk kane ndodhur per shkaqe te perligjura dhe te justifikuara, por vetem per shkaqe personale,
Meqenese Partise Socialiste po i imponohet nje rruge qe demton parimet themelore te kolegjialitetit, barazise se anetareve, mbledhjes periodike, kufizimit kohor te mandateve, papajtueshmerise se mandateve, zgjedhjeve te lira, transparences se financimeve dhe detyrimit per llogaridhenie,
Meqenese jam i vendosur te mbroj me cdo kusht dhe me cdo cmim normat dhe vendimet qe kemi marre bashkarisht,
Me besimin se debatet ne nje parti serioze, te hapur dhe kushtetuese disiplinohen me rregulla dhe kundershtite zgjidhen me votim te lire statutor,
Me shpresen se ne Partine Socialiste ka ende njerez te arsyeshem qe duan te rregullojne marredheniet mes tyre ne menyre demokratike dhe te normuar,
Me synimin per te modernizuar Partine Socialiste dhe per ta kthyer ne nje organizate qe respekton,degjon dhe frymezon antaret e saj,
Me qellimin per ta kthyer Partine Socialiste ne nje model lirie qe emancipon shoqerine tone pa cenuar pavaresine,mendimin dhe besimin e askujt,
Me bindjen se Shqiperia nuk ka qene dhe nuk mund te jete nje demokraci e perparuar per sa kohe qe partite politike nuk jane demokratike,
Po ju bej me dije shkeljet qe i jane bere Statutit,frymes se Kushtetutes dhe Ligjit per Partite Politike.
1.Statuti i PS
Neni 3
Pika 1. Drejtimi i Partise ne cdo pjese te struktures se saj eshte kolegjial . Organizatat socialiste dhe organet drejtuese ne veprimtarine e tyre zbatojne parimin e kolegjialitetit dhe te punes ne ekip.
Eshte shkelur rende parimi i kolegjialitetit.Ne Partine Socialiste asnje vendim nuk merret ne menyre kolegjiale sipas parashikimit te statutit duke nisur nga organizata socialiste deri tek kryesia e PS e cila nuk eshte mbledhur qe prej vitit 2013.
Neni 4
Pika 5.Mbledhjet e strukturave dhe te forumeve drejtuese te partise behen transparente per opinionin publik.
Pika 6. Per cdo detyre perfaqesuese politike ne PS dhe ne emer te saj, zhvillohet proces konkurrimi transparent dhe i bazuar ne kritere te njohura.
Eshte shkelur parimi i transparences pasi asnje nga mbledhjet e forumeve drejtuese te PS nuk eshte bere e njohur publikisht dhe ne shume raste kane qene te mbyllura dhe hermetike.
Eshte shkelur parimi i konkurrences se lire dhe te hapur pasi qe prej vitit 2009 ne Partine Socialiste nuk ka zgjedhje per Kryetarin.
Asambleja Kombetare dhe Kryesia nuk zgjidhen qe prej vitit 2011 cka ve ne diskutim legjitimitetin e ketyre organeve te parashikuara ne Statutin e PS.
Neni 6.
Pika1. Simboli i PS paraqet nje grusht te mbledhur i cili mban nje trendafil te kuq.Simboli vendoset ne stemen,vulen dhe flamurin e partise.
Pika 2. Stema e PS eshte ne forme rrethi me ngjyre te gjelber, ne qender vendoset simboli i partise poshte te cilit shkruhet PSE(partia e socialisteve evropiane)ndersa anash tij eshte shkruar me germa kapitale te bardha “Partia Socialiste e Shqiperise 1991”
Pika 3. Flamuri i PS eshte ngjyre roze me stemen e partise ne mes.
Pika 6. Ne cdo tubim publik te organizuar ne emer te PS eshte i detyrueshem perdorimi i flamurit dhe i simboleve te tjera te saj.
Eshte shkelur sistematikisht simbolika perfaqesuese e PS duke ndryshuar here pas here ngjyrat,stemen dhe flamurin.Ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore ngjyra e PS ishte lejla dhe flamuri i saj nuk u perdor ne asnje rast.
Neni 8
Anetari i partise ka te drejte :
Pika 3. te zgjedhe dhe te zgjidhet ne organet drejtuese te partise dhe te njihet me veprimtarine e tyre;
Pika 6. te ankohet ne organet drejtuese te Partise ose Komisionin e Garancive Statutore kur nuk eshte dakord me qendrimin e mbajtur ndaj tij nga ana e strukturave te Partise;
Pika 9. Anetaret e PS jane te barabarte ne raport me Partine, pavaresisht nga funksionet qe kane brenda saj dhe gjendjes ekonomike e pozicionit shoqeror jashte saj.
Eshte shkelur parimi i barazise se anetareve te nje organizate politike sanksionuar ne Kushtetute pasi aktualisht te gjithe kryetaret e organizatave,kryetaret e PS se bashkive dhe delegatet po rizgjidhen me perjashtim te kryetarit te PS.
Neni 17
Pika 1. Kryetari i partise i bashkise/komunes zgjidhet nga AS e bashki/komunes me votim te fshehte dhe kandidatura alternative.
Pika 13. Mandati i kryetarit te partise i bashkise/komunes si rregull eshte 4 vjet.
Eshte shkelur parimi i kufizimit kohor te mandateve pasi zgjedhjet e fundit per kryetar te bashkise jane bere per here te fundit ne vitin 2011 duke e zgjatur mandatin ne 5 vjet pa asnje justifikim.
Neni 24
Pika 1. Kongresi i Partise eshte organi me i larte vendimarres i Partise.
Pika 2. Kongresi Zgjedhor mblidhet nje here ne 4 vjet kur perfundon mandatin e tij. Ai mund te mblidhet jashte rradhe me kerkese te AK (Asamblese Kombetare) te PS, me kerkese te jo me pak se 1/3 e delegateve te Kongresit ose 1/3 e anetareve te Partise.
Eshte shkelur afati i mbledhjes se Kongresit Zgjedhor i cili nuk eshte mbledhur prej nentorit te vitit 2011.
Neni 25
Pika 5. Mandati i delegatit te Kongresit eshte 4 vjet.
Neni 26
Pika 3. Perfaqesia e Kongresit administron kandidaturat per Kryetar te PS, shoqeruar me kerkesat per kandidim dhe platformat per drejtimin e partise te paraqitura prej tyre. Kandidatet per Kryetar te PS duhet te kene te pakten nje mandat perfaqesimi politik si te zgjedhur ne AK te PS.
Pika 4.Kandidatet per Kryetar te PS paraqesin ne Kongres platformat e tyre.
Pika 5. Kongresi vendos daten e zhvillimit te votimit nga anetaresia e partise ne shkalle vendi per zgjedhjen e Kryetarit te PS sipas parimit nje anetar nje vote, jo me vone se nje muaj nga data e zhvillimit te Kongresit.
Pika 6. Perfaqesia i paraqet Kongresit per miratim listen kombetare me kandidaturat per anetare te Asamblese Kombetare dhe listen me kandidaturat per Komisionin e Garancive Statutore (KGS). Delegatet e Kongresit mund te propozojne kandidatura shtese ne listen e kandidaturave. Kandidaturat shtese perfshihen ne listat perkatese nese miratohen nga 50% plus nje e delegateve te Kongresit.
Pika 7. Kongresi zgjedh me votim te fshehte dhe kandidatura alternative AK te PS dhe KGS.
Po shkelet norma e zgjedhjeve per kryetarin e PS pasi ne Kongresin e pritshem te dates 19 mars nuk po pranohen kandidaturat konkurruese me justifikimin se ky vendim do ti lihet ne diskrecion vete Kongresit i cili sipas statutit nuk ka te drejte te vendose nese do kete zgjedhje apo jo.Kongresi ka te drejte te administroje kandidaturat dhe te caktoje daten e zgjedhjeve sipas parimit nje antar nje vote.
Neni 27
Pika 3. Asambleja Kombetare mblidhet jo me rralle se nje here ne 3 muaj. Mbledhja e AK thirret me kerkese te Kryesise, te Kryetarit te PS, ose te jo me pak se 1/3 se anetareve te saj.
Qe nga viti 2013 Asambleja Kombetare e PS eshte mbledhur vetem nje here ne korrik te vitit 2015 duke caktuar daten e Kongresit ne fund te muajit janar, vendim i cili u shkel pa nje vendim te dyte te Asamblese Kombetare e cila e ka kete te drejte sipas statutit.
Neni 29
Kryesia e PS mblidhet jo me rralle se nje here ne muaj dhe ka keto kompetenca kryesore:
Pika 3. Miraton projektprogramet, projektstatutet, procedurat dhe cdo dokument tjeter qe paraqitet per shqyrtim e miratim ne AK;
Pika 14. Ne te gjitha rastet kur per arsye te ndryshme nuk behet e mundur zgjedhja e kryetarit te partise te rrethit/bashkise/ komunes, Kryesia e PS ose dhe Kryetari i Partise kane te drejten e komandimit te nje kandidature ne detyren e kryetarit te partise te njesise perkatese vendore per nje periudhe deri ne zhvillimin e zgjedhjeve.
Pika 15. Miraton kandidaturat per deputete dhe drejtuesit kryesore te organeve vendore;
Eshte shkelur rende parimi i mbledhjes periodike te detyrueshme. Kryesia e PS qe prej vitit 2013 eshte mbledhur vetem nje here dhe nuk eshte lejuar te miratoje projekprogramet,ndryshimet statutore dhe asnje nga procedurat qe shkojne ne shqyrtim ne Asamblene Kombetare. Ne te kundert Kryesia dhe vendimet e saj jane zevendesuar ne menyre jolegjitime dhe antistatutore nga nje ekip prej 6 koordinatoresh te emeruar nga kryetari i PS, cka nuk parashikohet ne asnje nen te statutit dhe eshte nje sajese qe zevendeson kryesine me njerez te emeruar pa mandat.
Vendimet e koordinatoreve te emeruar per shtyrjen e Kongresit dhe ndarjen organizative te PS ne gjashte rajone,cka bije ndesh me ndarjen territoriale dhe sitemin zgjedhor ne fuqi,jane ilegjitime dhe eksperimentale.
Neni 30
Pika 1. Kryetari i Partise Socialiste ka keto kompetenca kryesore:
1/a. Eshte drejtuesi me i larte politik i partise;
1/b. Eshte pergjegjes kryesor per drejtimin dhe bashkerendimin e veprimtarise se perditshme te Partise ne zbatim te Programit, te linjes politike te miratuar nga Kongresi dhe forumet drejtuese te Partise, te Statutit dhe te Rregulloreve te ndryshme;
1/d. Therret dhe drejton mbledhjen e Kryesise se Partise;
Pika 2. Mandati i Kryetarit to Partise eshte 4 vjet.
Eshte shkelur parimi i kufizimit kohor te mandatit duke e cuar ate nga 4 ne 7 vjet.Qe ne tetor te vitit 2009 nuk mbahen zgjedhje per kryetarin e PS cka perben nje rast unik ne te gjitha praktikat shqiptare dhe nderkombetare.
Neni 32
Komisioni i Garancive Statutore (KGS)
Pika 1. Komisioni i Garancive Statutore (KGS) eshte strukture pergjegjese, i cili vendos per ceshtjet qe kane te bejne me zbatimin dhe interpretimin e Statutit te Partise, te vendimeve dhe rregulloreve te forumeve qendrore te Partise.
Pika 3. Mandati i Komisionit te Garancive Statutore zgjat 4. vjet.
Pika 5. KGS nuk mund te shqyrtoje e te gjykoje vendimet e Kongresit dhe te AK te PS.
KGS nuk eshte mbledhur per te shqyrtuar ankesat dhe aktualisht atij i ka skaduar mandati cka e ben te pamundur dhe jolegjitime cdo ankese ne drejtim te tij.
Neni 42
Pika 2.Ne procesin e propozimeve dhe zgjedhjeve per drejtues te forumeve te partise si dhe per individe te zgjedhur ose te emeruar si perfaqesues te PS ne organet e pushtetit, si rregull ndiqet parimi i mosmbajtjes se dy mandateve njekohesisht nga i njejti person.
Eshte shkelur parimi i papajtueshmrise se dy mandateve pasi qe prej vitit 2013 shumica e sekretareve te PS, jane njekohesisht ministra ne Qeverine e Republikes se Shqiperise cka perben papajtueshmeri mandatesh ne kushtet kur ata nuk e kane ushtruar asnje dite mandatin e tyre partiak per shkak te detyrimeve kushtetuese.
Neni 51
Pika 1.Rezultatet financiare dhe buxheti vjetor i partise, ne shkalle vendi, shqyrtohen e miratohen ne Kryesine e PS.
Pika 3.Veprimtaria ekonomike dhe financiare e partise shtrohet per shqyrtim ne mbledhjen e pare te vitit te Asamblese Kombetare te PS dhe me shume se nje here ne vit ne kryesine e partise.
Eshte cenuar parimi i transparences dhe llogaridhenies se detyrueshme pasi qe prej vitit 2009 e ne vazhdim shpenzimet dhe donacionet qe ka perfituar PS nga individe apo nga kuoatat e antaresise se saj nuk jane raportuar asnjehere ne kryesi dhe asamble.
Po ashtu buxheti vjetor i PS nuk eshte miratuar ne asnje rast nga keto forume por eshte shpendare ne menyre jotransparente ne perputhje me statutin, duke i dhene Partise Socialiste profilin e nje biznesi privat dhe jo te nje bashkimi vullnetar individesh.
Pika 7.Perdorimi i burimeve te paligjshme per financimin e verpimtarise se partise ose ne emer te saj dhe perdorimi per qellime personale i burimeve materiale e financire te partise eshte i papajtueshem me normat morale dhe organzative te PS. Sipas shkalles se pergjegjesise per shkeljen e kesaj disipline ndaj antarit te partise merren keto masa: a.zhdemtimi i arkes se partise.b.cregjistrim nga partia.c.denoncim ndaj organeve te drejtesise.
Ne asnje rast nuk jane raportuar financimet dhe burimi i tyre duke shtuar dyshimet e opinionit publik dhe antaresise per shpenzimet e PS dhe donatoreve te saj qe ne disa raste jane kthyer edhe ne perfaqesues te PS jashte cdo norme statutore.
2.Kushtetuta e Republikes se Shqiperise
Neni 9
Pika 1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike.
Pra vete Kushtetuta nepermjet kesaj dispozite e ka ngritur ne nivel kushtetues detyrimin qe kane partitë politike per tu organizuar në përputhje me parimet demokratike. Per pasoje, organizimi i nje partie politike nuk eshte nje ceshtje e brendshme e saj, por perkundrazi eshte nje ceshtje qe mbi te gjitha i perket vete rendit kushtetues.
Si e tille, si nje ceshtje qe i perket rendit kushtetues, organizimi i nje partie politike nuk mund ti nenshtrohet vetem diskrecionit dhe votimit te organeve te partise politike, por ai se pari duhet ti nenshtrohet parimeve demokratike te cilat nuk votohen por thjesht respektohen dhe garantohen.Kjo sepse demokracia parlamentare perfaqesuese nuk mund të paramendohet pa ekzistencën dhe funksionimin e partive politike mbeshtetur ne parimet demokratike.
3.Ligji per “Per Partite Politike”
Neni 7
Ndalohet regjistrimi i një partie në rastet kur:
- a) organizimi i saj i brendshëm është në kundërshtim me parimet demokratike dhe, veçanërisht, me parimet vijuese: ndërtimi nga poshtë lart i partisë, zgjedhjet e brendshme demokratike për forumet e partisë, e drejta e shprehjes së mendimit nga çdo anëtar, liria e hyrjes dhe e daljes së tyre nga partia, e drejta e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur;
Sa me siper, eshte me se e qarte se qe prej shatorit 2013, date kur duhej te mbahej Kongresi Zgjedhor i Partise Socilaliste, organizimi i brendshëm i PS, jo vetem qe bie ne kundershtim me nje sere nenesh te Statutit te PS, por ka cenuar edhe parimin e zgjedhjes se brendshme demokratike për forumet e partisë, si dhe te drejten e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur.
Shkelja dhe cenimi i ketyre parimeve dhe te drejtave ka bere qe gjate gjithe kesaj periudhe rreth 5 vjecare te gjitha organet e brendshme qendrore te PS te mos kene, pasi e kane humbur, legjitimitetin per ushtrimin e funksioneve te tyre.
Kjo sepse bazuar ne Statutin e PS, ne Ligjin Nr.8580, datë 17.2.2000 “Per Partite Politike” si dhe ne parimin demokratik qe te gjitha organet qe zgjidhen nuk kane dhe nuk gezojne nje legjitimitet te perjetshem, apo te papercaktuar ne kohe, por perkundrazi kane dhe gezojne nje legjitimitet te perkohshem, te percaktuar ne kohe, i cili rifitohet dhe rinovohet periodikisht nepermjet mekanizmit demokratik te zgjedhjeve te ketyre organeve.
4.Pamundesia e fuqise prapavepruese te ndryshimeve te pritshme ne Statut
Sic raportohet ditet e fundit nje nga ndryshimet e propozuara eshte edhe ndryshimi qe propozohet ti behet nenit 30 te Statutit te PS duke parashkikuar se, ne rast se PS fiton zgjedhjet e pergjithshme mandati i Kryetarit te PS rinovohet automatikisht.
Ketij ndryshimi kerkohet ti jepet fuqi prapavepruese.
Ky ndryshim i ri qe propozohet per tju bere organizimit te brendshem te PS shkel nenin 9 te Kushtetutes pasi nuk përputhet me parimet demokratike.
Kjo per arsye se:
Nepermjet ketij ndryshimi organizativ kerkohet qe, per drejtuesin me te larte politik te partise, te shmanget zbatimi i parimit demokratik i konkurrimit dhe i zgjedhjes se brendshme per cdo forum dhe detyre perfaqesuese politike ne PS, parime keto te sanksionuara si ne nenin 4.6 te Sratutit te PS ashtu edhe ne nenin 7 te ligjin Nr.8580, datë 17.2.2000 “Per Partite Politike”.
Ky ndryshim qe kerkohet te behet vetem sa i perket funksionit dhe detyres te Kryetarit te PS, dhe jo edhe funksioneve dhe detyrave te tjera qendrore dhe vendore te PS cenon parimin e trajtimit te barabarte dhe mos diskriminimit te anetareve te PS ne raport me Partine, pamvaresisht nga funksionet qe kane brenda saj, parime keto te sanksionuara dhe te mbrojtura si prej nenit 8.9 te Statutit te PS ashtu edhe prej nenit 18 te Kushtetutes.
Po ashtu dhenia e fuqise prapavepruese ketij ndryshimi cenon parimin kushtetues te sigurise juridike dhe te te drejtave te fituara sepse si parim, ligjet, (ne kete rast Statuti i PS eshte ligjit i saj), i shtrijnë efektet e tyre për kohën e ardhshme, ndersa fuqia prapavepruese zbatohet vetem në raste përjashtimore, kur justifikohet prej interesit te forte publik, nese paraqitet domosdoshmëria për të shmangur pasoja të rënda, negative ose të pandreqshme.
Ne rastin konkret nuk ka dhe s’mund te kete, asnje interes te forte publik qe te justifikoje dhenien e fuqise prapavepruese ketij ndryshimi pervec nevojes per te legalizuar praktiken ose marrëdhënien ekzistuese, te ushtrimit te paligjshem te mandatit te tij, mbaruar qe ne tetor te vitit 2013.
Me shpresen e arsyeshme tek arsyeja,
Ben Blushi