Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra/ Bashkitë kundër taksave së ndërtesave në faturën e dritave, cilat janë kategoritë që përfitojnë

2018/08/19 at 6:49 PM
në Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Letra/ Bashkitë kundër taksave së ndërtesave në faturën e dritave, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Bashkitë janë kundër mbledhjes së taksës së shtëpive nga OSHEE, pasi u preket autonomia dhe ulen të ardhurat. Ato rekomandojnë që agjenti për mbledhjen e taksës të miratohet në Këshillin Bashkiak dhe jo nga qeveria. Më herët, qeveria hartoi një projektvendim që caktonte OSHEE-në si agjent tatimor për mbledhjen e taksës me faturat e dritave. Pas konsultimit që Shoqata e Bashkive i bëri projektvendimit të qeverisë në një letër dërguar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, jep arsyet pse kundërshton OSHEE-në si agjent të mbledhjes së taksës së ndërtesës.

Gazeta zbardh të plotë letrën që Shoqata e Bashkive i ka dërguar Ministrisë së Financave dhe rekomandimit që bashkitë japin për mënyrën si të zgjidhet agjenti i mbledhjes së taksës. Aktualisht, taksa e ndërtesës paguhet në faturën e ujit, por nga 1 janari 2019, taksa e shtëpisë, e llogaritur sipas metodologjisë së re, do të paguhet në faturën e dritave. Vendimi i qeverisë parashikon që për mbulimin e kostove dhe shërbimin që OSHEE do të ketë në mbledhjen e taksës do të përfitojë 4 për qind të shumës së arkëtuar për çdo njësi të qeverisjes vendore.

Shoqata e Bashkive thotë se komisioni prej 4 për qind për OSHEE-në është i pabazuar në llogaritje reale për shërbimin që do të kryhet. Shoqata e Bashkive i kërkon qeverisë të caktojë në vendim edhe sesi do të veprohet nga OSHEE-ja për rastet kur qytetari paguan energjinë, por jo taksën e pronës që do të ketë në faturë.

LETRA

Në letrën dërguar Ministrisë së Financave, Shoqata e Bashkive argumenton se zgjedhja e një agjenti tatimor nga qeveria cenon autonominë dhe decentralizimin e pushtetit vendor. “Caktimi i një agjenti qendror për mbledhjen e një takse vendore nuk është në përputhje me synimet për një autonomi vendore dhe decentralizim. Eksperienca ka treguar se përcaktimi i agjentit tatimor, institucion në varësi të qeverisjes qendrore, ka rezultuar problematike për Bashkitë.

Një ndër eksperiencat më problematike është funksionimi i Drejtorive Rajonale Tatimore si agjent tatimor për bashkitë për mbledhjen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të biznesit të vogël. Bashkive menjëherë iu reduktuan të ardhurat. Agjentët nuk funksionuan si të tillë. Sistemi u fut në një anarshi, kur bëhej fjalë qoftë për llogaritjen, mbledhjen dhe rakordimin e të ardhurave të mbledhura”, thuhet në letrën e bashkive.

Bashkitë i kërkojnë qeverisë edhe trasperencë për komision prej 4 për qind që do të mbajë OSHEE-ja nga arkëtimi i taksës, kur në këtë rast bëhet fjalë për një ent shtetëror. “Komisioni për shërbimin e kryer nga agjenti tatimor është i pabazuar në llogaritjen e detyrueshme për koston e këtij shërbimi”, thuhet në letër.

REKOMANDIMET

Përsa i përket caktimit të OSHEE-së si agjent të mbledhjes së taksës së ndërtesës me projektvendimin e qeverisë, Shoqata e Bashkive sugjeron që OSHEE-ja mund të jetë një nga agjentët tatimor, i cili mund të përzgjidhet nga Këshillat Bashkiakë. Por përcaktimi si agjent tatimor, të mos ketë fuqi detyruese si agjenti i vetëm unik dhe imponues për bashkitë.

“Bashkitë kanë të drejtën dhe duhet ta vendosin vetë me vendim të Këshillit Bashkiak nëse OSHEE-ja do të shërbejë si agjent.Bashkia duhet të negociojë me agjentin, qoftë OSHEE apo cilindo tjetër agjent, lidhur me komisionin dhe afatin e shtrirjes kohore siç e përcakton legjislacioni. VKM nuk mund të vendosë përqindje fikse (4%), pasi sipas rastit dhe natyrës së bashkisë, komisioni mund të jetë i ndryshueshëm”, thuhet në letrën e Shoqatës së Bashkive.

KATEGORITË QË NUK DO PAGUAJNË

Janë 10 kategori, që nuk do të paguajnë taksën e pronës, që nga pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe 8 kategori të tjera. Për pensionistët, skema e mospagimit të taksës së pronës do të jetë e njëjtë me atë të energjisë. Pensionistët që jetojnë vetëm dhe përfitojnë kompensim të energjisë elektrike ,nuk do të paguajnë taksën e shtëpive. Nga përjashtimi i taksës së re në total do të jenë 84 mijë mijë pensionistë që jetojnë vetëm, të ndarë në 3 kategori që kompensohen me 648 lekë në muaj për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe që nuk do të paguajnë taksën e re të pronës.

Tashmë listat e pensionistëve që nuk paguajnë taksë u janë dërguar Këshillave Bashkiakë nga ISSH-ja. “Përjashtohen nga taksa për ndërtesat e banimit kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët”, thuhet në nenin 22 të ligjit për taksat vendore, për kategorinë e pensionistëve që përjashtohen. Kategoria tjetër që do të përfitojë nga përjashtimi i taksës do të jenë dhe 84 mijë familje me ndihmë ekonomike.

KATEGORITË QË PËRJASHTOHEN

PENSIONISTËT

Pensionistët kryefamiljarë, që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët;

Pensionistët kryefamiljarë, që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet nga bashkëshortja dhe është pensioniste;

Pensionistët kryefamiljarëve, që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet nga bashkëshortja dhe është e papunë.

KATEGORITJA E TJERA QË PËRJASHTOHEN

Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve, që trajtohen me ndihmë ekonomike;

pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;

pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave,;

nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;

ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

banesat sociale në pronësi të bashkive; pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;

ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;

strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;

ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore./ Panorama


Etiketa: bashkiaqeveriataksa e nderteses


Ju sugjerojmë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
Sociale

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

2 Qershor, 2025 9:02 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
Sociale

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

20 Maj, 2025 9:41 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
Para
“Ngjan si 40 vjeç”…Komentuesi i kritikon të bijën, shikoni se si ia kthen përgjigjen Majlinda Bregu

"Ngjan si 40 vjeç"...Komentuesi i kritikon të bijën, shikoni se si ia kthen përgjigjen Majlinda Bregu

Arrestimi i njeriut të Aldo Bares/ Edmond Spaho pyet Taulant Ballën: Çfarë të lidh me trafikantin e rrezikshëm të drogës?

Arrestimi i njeriut të Aldo Bares/ Edmond Spaho pyet Taulant Ballën: Çfarë të lidh me trafikantin e rrezikshëm të drogës?

Video/ Shikoni çfarë goli shënon sulmuesi shqiptar në kampionatin turk

Video/ Shikoni çfarë goli shënon sulmuesi shqiptar në kampionatin turk
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com