Aktori i njohur hollivudian Leonardo Di Caprio prej kohësh është në një lidhje me modelen Camila Morrone.
Burime të afërta të tyre kanë bërë të ditur se marrëdhënia e tyre nuk duket të jetë kalimtare dhe se Camila kalon shumë kohë në shtëpinë e aktorit.
Madje modelja bukuroshe është takuar edhe me disa nga familjarët e aktorit. Sipas një burimi për ‘E!News’, Camila dhe Leo janë të dashuruar dhe të çmendur pas njëri-tjetrit.
Ndonëse lidhja e tyre është duke shkuar mjaft mirë, duket se nuk janë ende të afërta planet për martesë./Opinion.al/