Leo Messi, i njohur si futbollisti më i mirë në botë gjatë 10-vjeçarit të fundit, por ndoshta edhe në gjithë hsitorinë e futbollit, ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.
Argjentinasi ka vendosur të mos e ftojë në dasmën e martesës trajnerin, që sapo u largua nga Barcelona, Luis Enriquen.
Tekniku katalunas qëndron jashtë listës të të ftuarve për dasëm dhe ky fakt i ka çuditur edhe mediat spanjolle.
Messi ka ftuar të gjithë shokët e ekipit, mjekët, masazhatorët dhe fizioterapistët. Ylli argjentinas do të lidhë kurorë me Antonella Rocuzzon më 30 qershor.