Ylli i Barcelonës, Liones Messi do të rishikojë qëndrimin e tij tek klubi pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Të paktën kështu deklarojnë mediat spanjolle.
Sipas gazetës “Marca”,argjentinasi ka refuzuar ofertën e re që i kanë bërë drejtuesit e klubit për të zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2018.
Sipas burimeve një prej arsyeve kryesore të mos rinovimit është edhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme me autoritetet tatimore spanjolle.
Pesë herë fituesi i çmimit “Topi i Artë” thuhet se ka njoftuar drejtuesit e Barcelonës për rishikimin e kontratës gjatë muajve të pushimeve.
Aktualisht Barcelona është në vendin e dytë të tabelës së La Ligas, ndërkohë që në vendin e parë gjendet Real Madrid.