Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lënia e Kosovës jashtë INTERPOL-it, mundësi që kriminelët të fshihen”

2018/12/21 at 7:06 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
“Lënia e Kosovës jashtë INTERPOL-it, mundësi që kriminelët të fshihen”

Mospranimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë- INTERPOL, e bën më të vështirë jo vetëm qasjen, por edhe punën dhe efikasitetin e organeve të rendit për luftimin e krimit, kontrabandës e terrorizmit.


Bashkëpunimi ndërmjet policive nga vende të ndryshme të botës, konsiderohet si i domosdoshëm në luftimin e dukurive negative, të cilat shtrihen në shumë vende.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë se fakti që Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, krijon një zbrazëtirë informacioni, ngase Policia e Kosovës nuk ka qasje në bazën e të dhënave të kësaj organizate.

“Kosova nuk ka qasje direkte në databazat e INTERPOL-it, që do të thotë se çdo veturë e vjedhur mund të hyjë në Kosovë dhe ne të mos kemi informacione. Çdo dokument i vjedhur mund të përdoret nëpër kufijtë tanë dhe ne mos ta dimë, ndërsa edhe personat që janë në kërkim ndërkombëtar, mund të frekuentojnë Kosovën dhe ne mos të jemi në dijeni”.

“Për shkak të çështjeve teknike që ekzistojnë, është e pamundur që Policia e Kosovës t’i vendosë personat, veturat apo dokumentet në sisteme, sepse ato ndryshojnë brenda minutave, kështu që ne minimalisht vendosim persona që janë në kërkim vetëm nga rajoni ynë Ballkanik”, thekson Hoxha.

Megjithatë, ai shton se Policia ka arritur që me angazhimin e saj, përmes bashkëpunimit me shtete tjera, të realizojë me sukses objektiva të rëndësishëm.

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-deputeti Nuredin Ibishi, thotë se me mosanëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, Kosova mbetet një njollë e zezë në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Vota kundër e shteteve anëtare të INTERPOL-it, në Asamblenë e Përgjithshme, sipas tij, është e pakuptimtë pasi anëtarësimi i Kosovës është edhe në vetë interesin e kësaj organizate dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Nuk kam mundur assesi t’i kuptoj shtetet anëtare të INTERPOL-it që kanë votuar kundër, sepse mosanëtarësimi i Kosovës do të jetë hendikep edhe për ta, pasi që realisht, me punën e deritashme, Policia e Kosovës, por edhe institucionet tjera, kanë dhënë kontribut të çmuar në identifikimit e kryerësve të veprave dhe por dukurive të ndryshme, që kanë kontribuar në vetë misionin e Interpolit”, thotë Ibishi.

Pos kësaj, Ibishi vlerëson se në mungesë të qasjes në bazën e të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, siguria nacionale e Kosovës mund të vihet në rrezik.

Këtu, ai përmend veçmas rrezikun nga kthimi i luftëtarëve të përshirë në luftërat terroriste në Irak e Siri, të cilët, sipas tij, mund të kthehen në Kosovë lirshëm, pasi Policia mund të mos ketë informacione për ta.

“Në aspektin e sigurisë nacionale, nxjerr problem sepse ata një ditë edhe mund të kthehen pa e ditur ne apo mund të jenë edhe në një shtet diku afër nesh dhe presin rastin që në një formë ilegale apo në një formë tjetër të kalojnë brenda Kosovës, apo eventualisht të kalojnë transit, dhe jo vetëm ata, por edhe anëtarë tjerë të grupeve terroriste dhe të krimit të organizuar”, shpjegon Ibishi.

Ai shton se zyra për bashkëpunim me INTERPOL-in, e cila në Kosovë funksionon në kuadër të UNMIK-ut, është e ngadalshme dhe jo-efikase. Sipas tij, kjo shkakton pengesa të mëdha në procedimin e informacioneve dhe veprimeve të caktuara si arrestimet apo ekstradimet.

Mosanëtarësimi, konsideron Ibishi, mund të ndikojë edhe në ngecjen për ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe pajisjen me mjete të nevojshme.

Mosanëtarësimin në INTERPOL, Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e patën cilësuar si humbje për sigurinë e Ballkanit, duke reaguar edhe për fushatën e lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, të udhëhequr nga Serbia.

Kurse, Policia e Kosovës e sheh votën kundër, si votë politike. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, Daut Hoxha, organet e rendit në Kosovë i plotësojnë kushtet ligjore, teknike dhe ato të burimeve njerëzore për t’u bërë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.

“Siç është potencuar dhe është parë edhe gjatë votimit në Dubai, vështirësitë janë politike, sepse Kosova i plotëson kushtet ligjore dhe teknike, por edhe me burime njerëzore që të bëhet pjesë e INTERPOL-it. Mosanëtarësimi ynë në INTERPOL paraqet një zbrazëtirë informacioni, një pike qorre dhe një unazë që mungon në zinxhir dhe kjo nuk është humbje vetëm për Kosovën”, thotë Hoxha.

Përndryshe, tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, datojnë që nga viti 2010, por atë kohë, Komiteti Ekzekutiv nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare.

Ndërkaq më 2015 dhe 2016, kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Vitin e kaluar, më 2017, Kosova tërhoqi vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme./REL

 

Etiketa: fshehja e tyreinterpolkosovakriminelet


Ju sugjerojmë

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
Kryesore

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

10 Korrik, 2026 12:22 pm
“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
Aktualitet

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

10 Korrik, 2026 12:18 pm
Para
Video/ Shikoni si ka qenë i vogël aktori i njohur i humorit

Video/ Shikoni si ka qenë i vogël aktori i njohur i humorit

Byroja e Kuvendit, ja vendimet që u morën për Berishën dhe Bashën

Byroja e Kuvendit, ja vendimet që u morën për Berishën dhe Bashën

Lista me 1104 familje që përfitojnë kredi të buta për banesa

Lista me 1104 familje që përfitojnë kredi të buta për banesa
















TE FUNDIT

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se...

Lexo më shumë

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
11 Korrik, 2026

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet pavarësisht përshkallëzimit të armiqësive këtë javë,...

Lexo më shumë

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
11 Korrik, 2026

Edhe në muajin korrik është ende e mundur të gjenden dhe të rezervohen fluturime me çmime nën 30 euro. Nga...

Lexo më shumë

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
11 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve kanë marrë përparësi pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}