Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për lëndimin e zyrtarëve të opozitës gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës.
Në një reagim në rrjetet sociale Berisha dënon dhunën dhe sipas tij kjo ishte një hakmarrje e Edi Ramës.
“Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale, banditeske Rama- Balla kundër opozitës”, shkruan Berisha./Opinion.al