Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëndë narkotike në transmetim televiziv: Gazetari apo vepër penale?

2016/09/21 at 2:02 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lëndë narkotike në transmetim televiziv: Gazetari apo vepër penale?

Nga  Jordan DACI


Mbrëmë në studion e një televizioni është shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë lëndë narkotike e prezumuar të jetë e llojit Cannabis Sativa. Sigurisht, media në tërësi dhe veçanërisht media elektronike si TV, kanë për detyrë të informojnë publikun me fenomenet shqetësuese me të cilat përballet shoqëria jonë, ku kohëve të fundit, është shfaqur tepër problematik, kultivimi, përdorimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Në vendin tonë, statistikat tregojnë për një rritje të dukshme të numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike dhe rritje të numrit të veprave penale të ndërlidhura me këtë fenomen. Lidhur me këto fenomene, legjislacioni ynë penal është tepër i ashpër dhe dënon ‘de facto’ deri edhe përdoruesin, i cili nuk provohet shkencërisht që është i tillë dhe që të rezultojë i tillë, ai duhet të ketë konsumuar lëndë narkotike së paku 48 orët e fundit me qëllim që analiza e urinës të vërtetojë këtë fakt.

Konkretisht, neni 283/1 i Kodit Penal parashikon veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Konkretisht, si anë objektive ‘Actus rea’ kjo vepër penale kërkon që subjektit të kryej të paktën një nga veprimet në vijim “Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre”. Kjo vepër dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

Ndërkohë, si anë subjektive ose ‘Mens rea’ kërkon që veprimet të kryhen me dashje direkte. Qëllimi i posaçëm i përfitimit kërkohet vetëm në ato raste që ka një transaksion shitje ose shkëmbimi etj. Ndërkohë, për elementët e anës objektive si: “Dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarjen, transportin, dërgimin, dorëzimin, si dhe mbajtjen e substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike”,  nuk kërkohet me doemos pasja e qëllimit të përfitimit, pasi këto veprime mund të jenë edhe në kuadër të qëllimit për përdorim vetjak, me kusht që doza të jetë e vogël. Ndërkohë, doza e vogël në kuptim të praktikës gjyqësore në RSH dhe konkretisht vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë, nënkupton,  një sasi jo më të madhe se doza e mundshme që mund të konsumojë një person në një ditë sipas përfundimit të ekspertimit mjeko-ligjor të personit.

Në këto kushte, kushdo ngre pyetjen nëse një veprim i tillë në një studio televizive është apo jo vepër penale. Unë në fakt përpara se të jepja ndonjë përfundim për këtë çështje, gjë të cilën do ta bëjnë organet kompetente, mund të them që shfaqja drejtpërdrejtë në transmetim televiziv e bimëve të prezantuara si “lëndë narkotike” sipas Konventës së OKB-së mbi këtë qëllim është krejtësisht jo etike që nuk i shërben aspak as informimit, as edukimit të publikun me nevojën e luftës kundër saj dhe as parandalimit të pasojave negative që ka përdorimi i lëndëve të tilla.

Në fakt, shfaqja me kaq lehtësi e këtij materiali bimor dhe prezantimi i tij si bimë narkotike, është së pari një shërbim i keq ndaj luftës kundër këtij fenomeni pasi e prezanton aktivitetin kriminal të kultivimit e shitjes si aktivitet fare të lehtë dhe pa pasoja të drejtpërdrejta ligjore për autorët e këtij aktiviteti. Gjë e cila as nuk është e vërtetë dhe as s’mund të trumbetohet si e tillë. Po ashtu, fakti që TV, ndiqet edhe nga të mitur e madhorë të rinj, bën që emisioni nga një dëshirë për të nxitur reagim, të kthehet në një mjet reklamimi të një aktiviteti të paligjshëm, e kësisoj edhe të nxitjes së një seri veprimesh të paligjshme të ndërlidhura. Sigurisht, nuk dua të supozoj një qëllim të tillë rastin konkret, por padyshim kjo shfaqje është shqetësuese dhe e papranueshme për etikën e gazetarisë në mbarë botën. Është njëlloj sikurse për të denoncuar p.sh. rritjen e numrit të disa veprave penale, të bësh një të tillë drejtpërdrejtë në transmetim.

Sigurisht, një gjë e tillë s’mund të jetë as profesionale, as etike dhe as në shërbim të shoqërisë. Në rastin me të mirë më shumë bën dëm sesa sjell dobi… Këto cështje janë dhe duhet të trajtohen me seriozitet maksimal. Konkretisht, serioziteti i kësaj çështje, vërtetohet nga fakti që policia ka vajtur në vendngjarje dhe ka bërë sekuestrimin e lëndës së dyshuar si “Narkotike” dhe ky veprim padyshim u hap rrugë edhe veprimeve të tjera procedurale penale.  Nisur nga veprimet dhe aktiviteti shoqëror ku janë kryer ato, dikush mund të mendojë edhe për ekzistencën ose jo të ndonjë vepre penale tjetër si ajo e “Nxitjes së përdorimit të drogës” sipas nenit 286 të Kodit Penal,  nëpërmjet TV-së. Gjë të cilën të jem i sinqertë as nuk e besoj dhe as nuk e mendoj.

Sigurisht shumë mbrojtës të medias, në radhët e të cilëve fus edhe vetën time, do të nxitojnë të mbrojnë këtë ngjarje përfshi edhe kundërshtimin e ndonjë thënie time. Megjithatë, mendoj që media në Shqipëri (sikurse bëjnë shumë) duhet të fillojë të konsultohet me specialistë ligjore të zotët, përpara se të ndërmarrë veprime të tilla, pasi përveç se do të duket jo profesionale, do të shkelë edhe etikën dhe nuk do kryejë një shërbim pozitiv ndaj shoqërisë. E thënë me fjalë të tjera, rasti i sotëm me e pakta është mungesë profesionalizimi dhe dëshirë për protagonizëm të pakuptimtë… dhe kjo gjë bëhet edhe me interesante kur veprime të tilla kryhet në prani të disa anëtarëve të Kuvendit…



Ju sugjerojmë

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
Aktualitet

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

1 Qershor, 2025 2:51 pm
1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi
Aktualitet

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi

1 Qershor, 2025 2:34 pm
U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër
Aktualitet

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

1 Qershor, 2025 2:09 pm
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Kërcënimet ndaj vajzës së Melonit,autori../Kryeministrja:Kaluan kufijtë e njerëzores

1 Qershor, 2025 1:39 pm
Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës
Aktualitet

Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

1 Qershor, 2025 1:09 pm
Turistë gjermanë në Manastirin e Zvernecit/ Vlerësojnë akitekturën e peisazhin
Aktualitet

Turistë gjermanë në Manastirin e Zvernecit/ Vlerësojnë akitekturën e peisazhin

1 Qershor, 2025 12:57 pm
7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi
Bota

7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi

1 Qershor, 2025 12:41 pm
Nga ujëvara në Mauritius tek kriporja në Bolivi/ Vendet më spektakolare në botë
Bota

Nga ujëvara në Mauritius tek kriporja në Bolivi/ Vendet më spektakolare në botë

1 Qershor, 2025 12:27 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

1 Qershor, 2025 12:12 pm
Para
Video-Testi, futi iPhone 7 në enën me Coca-Cola dhe e ngriu për 12 orë. Ja rezultati

Video-Testi, futi iPhone 7 në enën me Coca-Cola dhe e ngriu për 12 orë. Ja rezultati

Video-Opinion/ Jaka: Shteti duhet të marrë në mbrojtje një investitor strategjik që investon mbi 1 miliard euro

Importi i mbetjeve të riciklueshme, Jaka: Shpëton industrinë e riciklimit

Pro dhe kundër importit të plehrave

Gjashtë ndryshimet në pr/ligjin e mbetjeve. Të enjten hyn në parlament
















TE FUNDIT

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
1 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ‘Hollywood vjen në Gjirokastër’, pasi sipas tij ky...

Lexo më shumë

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi
1 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për fëmijët në ditën e 1 qershorit. Veliaj ndër të...

Lexo më shumë

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër
1 Qershor, 2025

Një tragjedi është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një turist ka humbur jetën, ndërsa...

Lexo më shumë

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
1 Qershor, 2025

Duke filluar nga sot aplikacioni i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në disa telefona. Kjo do të ndodhë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com