FUSHE-KRUJE- Rastet kur fëmijët japin alarme false për të ndërprerë mësimin janë të shumta. Edhe rasti i sotëm në Fushë-Krujë ishte ishte një alarm fals, por nuk dihet kush e shkaktoi. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë u evakuuan sot paradite pasi shfaqen probleme me frymëmarrjen dhe në fillim u hodh dyshimi se ishte hedhur një lëndë kimike në ambientet e shkollës.
Nga hetimet e policisë së Durrësit rezultoi se ndotjen e ajrit e kishte shkaktuar djegia e mbeturinave pranë shkollës.
“U mendua për rrjedhje gazi ndaj u ndërpre edhe mësimi”, thanë në një reagim për mediat përfaqësues të Policisë së Durrësit. Nuk dihet se kush ua ka vënë flakën mbeturinave teksa shkolla zhvillonte mësim dhe nuk dihet gjithë ashtu kush e shkaktoi alarmin e madh të “lëndëve helmuese”. /Opinion.al