Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak pas mesnate në Kamzë, ku iu vendos një sasi lënde plasëse një Audi Q7. Në pyetje është marrë pronari i mjetit, Artan Lleshi, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dyshon tek asnjeri.
Sipas Klan news, deklarata e tij nuk është bindëse për hetuesit, të cilët kanë dyshime për përfshirje të tij në konflikte në Angli, si pjesë e grupeve kriminale atje. Lleshi banon në anën tjetër të pallatit dhe makinën kryesisht e parkonte në vendin ku u hodh në erë.
Sasia e lëndës plasëse iu vendos makinës së Lleshit rreth orës 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz. Nga shpërthimi u dëmtua mjeti dhe xhamat e një biznesi aty afër.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al