Lëkundje të lehta sizmike janë regjistruar këtë të hënë në vendin tonë.
Sipas EMSC, tërmeti ishte në magnitudën 3.0 të shkallës rihter, me epiqendër në fshatin Durisht, pranë Petrelës.
Në javët e fundit janë ndjerë një sërë lëkundjesh në vendin tonë. Kujtojmë se pak ditë më parë Dibra ka qenë ndër zonat që u trondit nga tërmetet, ku si pasojë e lëkundjeve u dëmtua edhe njësia administrative e fshatit Orosh.