Lëkundje tërmeti kanë tronditur Tiranën. Sipas të dhënave nga IGJEUM tërmeti ishte me magnitudë 3.6 ballë, i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit, ishte 23 km në verilindje të Tiranës dhe 16 km në perëndim të Bulqizës, me një thellësi prej 10 km.
Po ashtu referuar të dhënave, gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar 3 lëkundje të tjera në zonën e Korçës.
IGJEUM njofton se këto tërmetet e kanë patur epiqendrën në fshatin Bezhan, ndërsa magnituda ka qenë 2.1 ballë.
Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme materiale në zonat pranë epiqendrës./ Opinion.al