Shqipëria është tronditur mbrëmjen e sotme nga tërmeti.
Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), epiqendra ka qenë vetëm 9 kilometra në perëndim të qytetit të Lezhës.
Intensiteti paraprak i regjistruar është 4.2, ndërkohë që është ndjerë nga banorët e asaj zone. Nuk raportohet për dëme materiale.