Një tërmet i shkallës 4.9 riter ka goditur vendin tonë rreth orës 00:13.
Lëkundjet e tij janë ndier në Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Fushë-Krujë dhe Laç.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, 27 kilometra nga Durrësi dhe 42 kilometra nga Tirana.
Tërmeti ka patur një thellësi 10 kilometra./Opinion.al