Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në zonën mes Korçës dhe Ersekës.
Sipas IGJEUM lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Mollas. Ndërsa lëkundjet e tjera kanë qenë më të vogla.
Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale. Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. /Opinion.al