Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Turqinë pasditen e sotme. Sipas mediave turke mësohet se epiqendra ka qenë 35 kilometra nga Çorum, ndërsa thellësia ka qenë 5 kilometra.
Lëkundjet sizmike kanë qenë shumë të forta dhe kanë shkaktuar panik te banorët e zonës.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale..