Lëkundja e tërmetit e regjistruar mbrëmjen e djeshme me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Klos, është pasuar nga pasgoditje të tjera.
Raportohet se janë shënuar 8 pasgoditje, intensiteti i të cilave ka qenë në ulje të vazhdueshme.
Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në njësinë administrative Xibër të Klosit por me magnitudë të ulët jo më shumë se 2.7 ballë.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka bërë me dije gjatë mbrëmjes së djeshme se tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta materiale në njësinë administrative Xibër të Klosit, aty ku ka qenë edhe epiqendra.
Lëkundjet e forta u ndjenë në të gjitha qytetet e vendit.