Administratorët e 2 subjekteve në Dhërmi dhe Ksamil janë proceduar dhe po hetohen në gjendje të lirë nga policia në Vlorë.
Sipas komunikatës, policia thotë se në një beach-bar dhe në një lokal është lejuar muzika pas orarit të paracaktuar.
E.P., 34 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, janë 2 administratorët të cilët janë proceduar penalisht për veprën penale ‘’Prishja e qetësisë publike’’.
Teksa policia thotë se vijon kontrollet dhe verifikimet për të parë nëse zbatohen apo jo oraret, tashmë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.