Kronikë

Lejoi ndërtimin e pallatit/Arrestohet shefja e IMT Sarandë, në kërkim pronari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 22/02/22 |
Opi Nion

Policia e Sarandës ka arrestuar kryeinspektorin e IMT dhe ka shpallur në kërkim një 66-vjeçar i cili ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Mësohet se është vendosur në sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat 7-katësh.

Kryeinspektorja e IMT Sarandë është arrestuar për shpërdorim detyre dhe policia ka shpallur n ëkërkim pronarin e pallatit 7- katësh.

Bëhet e ditur se pas një pune hetimore 3-mujore, është bërë e mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”,  në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja:

– R.P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Materialet i kaluan për  veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale.

Pas