Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lejoi hapjen e rrugës në mes të pyllit pa leje, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për kryebashkiakun Fran Tuçin

2024/02/12 at 3:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lejoi hapjen e rrugës në mes të pyllit pa leje, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për kryebashkiakun Fran Tuçin

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, i cili u dënua për “shpërdorim detyre” dhe ‘shkatërrim të pronës’ pasi lejoi hapjen e një rruge në zonë pyjore.

Ish-kryebashkiaku i PS-së kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, i cili e ka dënuar me 1.6 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi uljen e dënimit duke dënuar me 1 vit burg.

Por Apeli ka vendosur të “rrëzojë” Fran Tucin duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme. Gjithashtu është lënë në fuqi vendimi për Durim Margjekën dhe Ndoc Markun.

Fran Tuci u arrestua më 13 korrik të këtij viti. SPAK e hetoi dhe e dërgoi në gjyq me akuzën se ka shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 23.4 milionë lekë. Bashkë me të, SPAK akuzoi për shpërdorim të detyrës edhe ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 09 akti, datë 10.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit F.T., N.M., D.M., kundër vendimit nr. 62, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F.T.

Dëmi 234 milionë lekë

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrëz.

“Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz”, njoftoi SPAK.

Ngjarja, sipas SPAK, ka ndodhur për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të ish-titullarit të Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe Ndoc Marku, të cilët kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.

Ndërsa biznesmeni Durim Margjekaj, raporton SPAK, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
Aktualitet

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

22 Maj, 2025 10:30 am
Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
Aktualitet

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

22 Maj, 2025 10:17 am
FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
Bota

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

22 Maj, 2025 10:14 am
“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza
Bota

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

22 Maj, 2025 10:04 am
Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA
Bota

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

22 Maj, 2025 9:58 am
Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale
Kryesore

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

22 Maj, 2025 9:48 am
Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet
Rajoni

Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet

22 Maj, 2025 9:43 am
Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë
Bota

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë

22 Maj, 2025 9:30 am
Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s

22 Maj, 2025 9:19 am
Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës
Rajoni

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës

22 Maj, 2025 9:14 am
Para
Banka Qëndrore e Kosovës: Faza e trancizionit për dinarin mund të zgjasë tre muaj

Banka Qëndrore e Kosovës: Faza e trancizionit për dinarin mund të zgjasë tre muaj

‘Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin’, Xhaferi-Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve

'Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin', Xhaferi-Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve

Përfshihet nga flakët banesa në Fier

Përfshihet nga flakët banesa në Fier

TE FUNDIT

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
22 Maj, 2025

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona për vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja. Ata akuzohen për sigurim kushtesh...

Lexo më shumë

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
22 Maj, 2025

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet...

Lexo më shumë

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
22 Maj, 2025

Ambasada e Izraelit në SHBA ka ndarë foton e dy punonjësve të saj, të cilët u vranë si pasojë e...

Lexo më shumë

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza
22 Maj, 2025

OKB njofton fillimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, më shumë se dy muaj e gjysmë pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com