Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lejet unike të punës hyjnë në fuqi nga fundi i Marsit

2022/01/02 at 3:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lejet unike të punës hyjnë në fuqi nga fundi i Marsit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Serbisë. Marko Cadez Chadez thotë se disa marrëveshje tashmë janë duke u zbatuar në terren në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, siç është harmonizimi i orarit të punës së të gjitha shërbimeve në pikat kufitare, përfshirë ato veterinare dhe fitosanitare, të cilat tashmë janë duke punuar 24/7.

Biznesmenët tashmë mund të importojnë dhe eksportojnë mallra më shpejt dhe më lehtë. Vendosja e një leje unike pune mes tre shteteve pjese e Ballkanit te hapur do të marrë jetë në terren në fund të marsit në mënyrë që qytetarët pas kësaj qytetarët të regjistrohen dhe të punojnë në mënyrë më të thjeshtë në vendet e tjera të Ballkanit të Hapur.

Të tre shtetet kanë problem mungesën e fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm, Serbia në industrinë e ndërtimit dhe Shqipëria në fushën e turizmit. Pse studentët nga Beogradi, Novi Sadi dhe pjesë të tjera të Serbisë nuk do të punojnë në bregdetin shqiptar gjatë verës, apo punëtorët e tyre të ndërtimit, inxhinierët, elektricistët, të mos vijnë të punojnë me ne?” pyet Chadez.

Deri në fund të muajit mars, do të lëshohet numri ID i Open Balkan, i cili është në funksion të aplikimit për një leje të vetme pune. Ai shpjegon se kjo do t’u mundësojë qytetarëve që të regjistrohen më lehtë, të marrin një numër e ID nga e-Qeveria në vendin e tyre dhe me atë numër do të aplikojnë për leje pune në një vend tjetër në Ballkanin e Hapur.

Shërbimet kompetente veterinare dhe fitosanitare kanë rënë dakord që të njohin dokumentacionin e njëri-tjetrit, që do të thotë se nuk ka më dhe nuk do të ketë pritje në kufi për shkak të marrjes së mostrave të mallrave me origjinë shtazore dhe bimore.

Përjashtim bëjnë produktet me rrezik, që është më pak se shtatë për qind e totalit të mallrave të shkëmbyera nga të tre vendet”, theksoi Chadez. Procedurat e deritanishme i kanë mbajtur me ore ne radhë kamionët në pikat kufitare.

Chadez shtoi se, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Tiranë, të tre vendet do të njohin statusin e “operatorit ekonomik të autorizuar të fituar në vendin e origjinës. Do të thotë se ata kanë plotësuar të gjitha standardet vendase dhe ndërkombëtare për të kryer zhdoganimin dhe kontrollet e nevojshme në magazinat e tyre dhe për të dorëzuar dokumentacionin në shërbimin kufitar në mënyrë elektronike. Kjo krijoi kushtet që kompanitë e tilla të kalojnë kufijtë pa vonesë.

Sepse palët janë zotuar të vendosin korsi shtesë në pikat kufitare për kamionët e këtyre kompanive. Këto tre shtete një ditë mund të formojnë një bashkim doganor niveli më i lartë kur bëhet fjalë për tregun unik, i cili nënkupton një politikë të përbashkët doganore ndaj të gjithë partnerëve të tregtisë së jashtme siç funksionon në BE.

Klan News

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Para
Sulmi në Kapitol/ Komisioni hetimor i 6 janarit përgatitet për seanca publike

Sulmi në Kapitol/ Komisioni hetimor i 6 janarit përgatitet për seanca publike

Si ka ndikuar pandemia në ëndrrat tona?

Si ka ndikuar pandemia në ëndrrat tona?

Policia shton kontrollet ndaj drejtuesëve të mjeteve

Policia shton kontrollet ndaj drejtuesëve të mjeteve

TE FUNDIT

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com