Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lejet e ndërtimit/ Veliaj padit në Gjykatë Lulzim Bashën e Jorida Tabakun

2018/12/27 at 1:38 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët e PD-së i ndërpresin fjalën Veliaj: Je vrasës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku për shkelje për lejet e ndërtimit kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës.


Po kështu Veliaj ka paditur për shpifje si kryetarin e PD, Lulzim Basha, ashtu edhe deputeten e PD, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra nga çifti Basha-Tabaku lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re.

Veliaj i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100.000 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e çiftit Basha-Tabaku lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zonë.

“E paditura ka shpifur publikisht kur deklaron ngjarje dhe fakte tërësisht të pavërteta. Nga momenti i deklarimeve publike të së paditurës dhe deri më datën që po depozitohet kjo kërkesë padi, nga Bashkia e Tiranës dhe paditësi, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk ka dhe nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi në favor të subjektit që përfaqësohet nga zoti Edmond Bego.
Ndaj deklarimet publike të të paditurës janë deklarata që bazohen në shpifje dhe fyerje të paditësit, për shkak të funksionit që ai kryen si Kryetar i Bashkisë Tiranë”, thuhet në padi.

Në padinë drejtuar Gjykatës së Tiranës, Veliaj thotë se asnjë prej deklarimeve së të Tabakut nuk është i vërtetë, por këto deklarime janë të mbështetura në fakte dhe rrethana të rreme. Veliaj thekson se projekti i pretenduar, nuk është pjesë e projektit të Unazës së Madhe, por pjesë e zgjatimit të lumit të Lanës.

“Për sa kohë asnjë fakt nga të sipërpërmendurit nuk ka dalë apo të jetë provuar, atëherë kemi të bëjmë me shpifje dhe fyerje ndaj paditësit”, thuhet në padinë e Veliajt.

Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës ka premtuar se lekët që do të fitojë nga çdo vendim që gjykatat do të japin kundër shpifjeve publike, do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Etiketa: erion veliajjorida tabakululzim bashapadi


Ju sugjerojmë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
Aktualitet

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

4 Qershor, 2025 5:28 pm
Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
Aktualitet

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

4 Qershor, 2025 5:18 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
Aktualitet

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

4 Qershor, 2025 3:44 pm
Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
Aktualitet

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

4 Qershor, 2025 3:37 pm
Para
Protesta e emigrantëve, Balla: Do kishim shkuar nëse do ishim ftuar

Protesta e emigrantëve, Balla: Do kishim shkuar nëse do ishim ftuar

Zgjidh një lule dhe zbulo sekretet e tua më të fshehta

Zgjidh një lule dhe zbulo sekretet e tua më të fshehta

Makina përplas për vdekje 12 vjeçaren, shoqërohet drejtuesja

Aksident në Fier, makina përplas shpërndarësin e picave
















TE FUNDIT

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
4 Qershor, 2025

Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organizimit të suksesshëm...

Lexo më shumë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
4 Qershor, 2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet...

Lexo më shumë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
4 Qershor, 2025

“Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia ka...

Lexo më shumë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
4 Qershor, 2025

229 kuti të materialeve zgjedhore në rang vendi, ku në procesverbal nuk është shënuar numri i fletëve të votimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com