Aktualitet

Lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, Rama:Nesër firmoset marrëveshja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 10/03/21 |
Opi Nion

Nesër në Romë do të zyrtarizohet marrëveshja për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se po punohet edhe për marrëveshjen e pensioneve.

“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.Më në fund! Faleminderit Luigi di Maiodhe faleminderit të gjithë atyre që kanë punuar me durim për të arritur përpara në këtë pikë. Tani do të ecim përpara me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarët model që nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe që kanë punuar fort për të kontribuar për ekonominë italiane kaq e kaq vite,” shkruan Rama./Opinion.al

Pas