Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lehtësimi i pjesshëm i masave kundër COVID-19 në Kinë shkakton paqartësi

2022/12/05 at 4:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lehtësimi i pjesshëm i masave kundër COVID-19 në Kinë shkakton paqartësi

Kina ka nisur lehtësimin e kufizimeve të rrepta kundër COVID-it, por mënyra se si po zbuten masat po shkakton konfuzion tek banorët.

Zyrtarët kinezë thonë se variantet e reja janë më të dobëta, por ata ende nuk kanë njoftuar se kur mund t’i japin fund strategjisë “zero-COVID”, e cila izoloi miliona njerëz në shtëpitë e tyre, shkaktoi protesta historike dhe goditi ekonominë e dytë më të madhe të botës.

Lehtësimi i pjesshëm i masave kundër COVID-19 në Kinë, vendit me kufizimet më të ashpra në botë, shkaktoi paqartësi ditën e hënë.

Në qytetet e mëdha kineze banorët kanë mendime të ndryshme lidhur me zbutjen e masave.

Disa shprehen të kënaqur me vendimin që testet për COVID nuk janë më të detyrueshme për përdorimin e transportit publik dhe shpresojnë se ky është hapi i parë drejt rihapjes së plotë të vendit.

“Për disa njerëz që nuk kanë shumë kohë, është shumë më lehtë pa testet kundër COVID-it”, thotë 27 vjeçari Hu Dongxu, banor i Pekinit.

Por disa të tjerë hedhin dyshime mbi mënyrën se si po ndërmerren veprimet kundër koroanvirusit.

“Ata po i ndryshojnë masat pa kriter. Për shembull një qendër tregtare rihapet të shtunën, por njerëzit u njoftuan të premten në mbrëmje. Është e çuditshme dhe e habitshme për mua, sepse rastet janë shtuar por ata vendosën për hapjen e qendrës tregtare. Megjithatë, darkimi në restorante është ende i ndaluar, por mendoj se do të lejohet së shpejti”,thotë një banor i Pekinit.

“Në fillim isha shumë e lumtur për lehtësimin e kufizimeve. Por më vonë, u ndjeva e frikësuar sepse duhet të vazhdosh të mbrosh veten. Kudo që shkon, maskën nuk duhet ta heqësh”, thotë një banore e Shangait.

Tre vite pas shpërthimit të pandemisë, strategjia e ashpër “zero-Covid” e Kinës është në kontrast me masat në pjesën tjetër të botës, e cila në përgjithësi ka vendosur të jetojë me virusin.

Masat e rrepta kanë goditur ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kanë rënduar shëndetin mendor të qindra miliona banorëve.

Të dielën, dhjetëra studentë protestuan në një universitet në provincën qendrore të Wuhanit, kundër politikave të saj kundër COVID.

Në disa pamje të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters, studentët dëgjohen duke kërkuar nga zyrtarët e shkollës që veprimet kundër COVID-it të bëhen në një mëyrë më të hapur dhe transparente.

Ky tubim pasoi një sërë demonstratash kundër kufizimeve në fund të muajit të kaluar, në atë që shihet si shfaqja më e madhe e pakënaqësisë publike në Kinë, që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin më 2012.

Edhe pse protestat u ndërprenë mes një pranie të madhe policie në qytetet e mëdha, autoritetet rajonale zbutën shkallë-shkallë kufizimet, rregullat e izolimit dhe detyrimin për testim kundër COVID.

Kina pritet të njoftojë së shpejti një lehtësim mbarëkombëtar të detyrimit të testimit për koronavirus dhe pritet të lejojë mbylljen në shtëpi të disa rasteve pozitive dhe të tjerëve që mund të jenë ekspozuar ndaj COVID, në vend të izolimit të tyre në një objekt qeveritar./VOA

Ju sugjerojmë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Para
Kupa e Botës 2022/ Neymar i gatshëm për Brazilin

Kupa e Botës 2022/ Neymar i gatshëm për Brazilin

Samiti i BE/ Michel: Prezantojmë nesër deklaratën që lidh më shumë BE-në me Ballkanin

Samiti i BE/ Michel: Prezantojmë nesër deklaratën që lidh më shumë BE-në me Ballkanin

Foto të Angela Merkel dhe Ismail Kadare, si duket Tirana një ditë para samitit të BE

Foto të Angela Merkel dhe Ismail Kadare, si duket Tirana një ditë para samitit të BE

TE FUNDIT

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com