Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Legjislacioni kosovar nuk parasheh “Ndërmarrjen Kriminale të Përbashkët”

2022/05/31 at 10:47 PM
në -U tha në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
 Legjislacioni kosovar nuk parasheh “Ndërmarrjen Kriminale të Përbashkët”

Kur në vitin 2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan ndryshimet kushtetuese që mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale, ata ishin të bindur se po ngrihej një gjykatë vendase, e jo ndërkombëtare.


Njësoj kishte besuar edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila, kur në prill të vitit 2015 trajtoi amendamentin kushtetues që lejonte themelimin e Gjykatës Speciale, konstatoi se ai parashihte që Dhomat e Specializuara do të themelohen në kuadër të gjykatave tashmë të themeluara brenda sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Dokumentari i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut, i titulluar “Devijimi Special”, shpjegon hollësisht çështjen e juridiksionit të Dhomave te Specializuara.

Shqetësimet janë ngritur se Gjykata Speciale po tenton të dalë jashtë veprimtarisë së juridiksionit që ka, dhe se prapa kësaj çështjeje dyshohet se ka një kleçkë që lidhet me thelbin e aktakuzës: atë të Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët.

Avokati i ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli, britaniku Ben Emmerson, ka pohuar se Dhomat e Specializuara po zbatojnë një ligj material të ndryshëm nga gjykatat tjera të Kosovës dhe po diskriminojnë themeluesit e UÇK-së në raport me të akuzuarit tjerë në rrethana të ngjashme, dhe si rrjedhojë – po sillet si Gjykatë e Jashtëzakonshme, në kundërshtim të Nenit 103.7, të Kushtetutës së Kosovës.

Ky nen shprehimisht ndalon Gjykatat e Jashtëzakonshme.

“Gjykata të specializuara mund të themelohen me ligj kur kjo të jetë e nevojshme, por në asnjë mënyrë nuk mund të themelohen gjykata të jashtëzakonshme”, thuhet në Nenin 103 (7) të Kushtetutës së Kosovës.

Në sfidimin e juridiksionit të Gjykatës Speciale, Emmerson ka deponuar argumentet e tij, sipas të cilave, Dhomat e Specializuara, duke anashkaluar legjislacionin kosovar, në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, po synojnë të aplikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Kjo, me gjasë, për ta bërë të mundur përdorimin e doktrinës së “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët”.

Ai e konsideron të pakontestueshëm faktin se të akuzuarit duhet të gjykohen sipas ligjit i cili ishte në fuqi në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat, e që në këtë rast është Kodi Penal i ish Jugosllavisë, i vitit 1976, i cili, në formën e përgjegjësisë, nuk parasheh “Ndërmarrjen Kriminale të Përbashkët”.

Sipas avokatit britanik, të akuzuarit janë të mbrojtur nga zbatimi prapaveprues i dispozitave jo të favorshme të ligjit penal, sipas të drejtave që ua garanton Kushtetuta e Kosovës dhe Ligjit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Ashtu si Kodi Penal i ish Jugosllavisë i vitit 1976, as Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Dhomat e Specializuara nuk parashohin shprehimisht aplikimin e Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët.

“Një person i akuzuar për një vepër penale që ka ndodhur në territorin e RFJ-së në vitin 1998 ka përfituar nga disa masa mbrojtëse sipas kushtetutës në fuqi në atë kohë, Kushtetutës së RSFJ-së të vitit 1974. Ashtu si kushtetuta e Kosovës edhe kushtetuta e RSFJ-së e vitit 1974 e ndalonte shprehimisht aplikimin e drejtpërdrejtë të së Drejtës Ndërkombëtare Zakonore për të vërtetuar veprën penale… Ky ishte ligji në fuqi në kohën e sjelljes së kontestuar. Ky është ligji që Gjykata Kushtetuese Serbe dhe Gjykata e Apelit e Malit të Zi ka vendosur që duhet të zbatohet për prokuroritë për të njëjtën sjellje që zhvillohen në të njëjtin territor, në të njëjtën kohë”, thuhet në një shkresë të Emmerson.

Gjykimet për krime lufte në Kosovë, të zhvilluara nga gjykatat vendase, nën administrimin dhe lehtësimin e misioneve ndërkombëtare UNMIK dhe EULEX, janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen mbi Kodin Penal të ish Jugosllavisë të vitit 1976.

Avokati Artan Qerkini, duke folur në dokumentarin “Devijimi Special”, pohon se është parim i përgjithshëm se ndaj kryerësit të pretenduar zbatohet ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat. Në lidhje me këtë rregull, ekziston një përjashtim: përjashtimi është nëse ligji i mëvonshëm është më i favorshëm për të pandehurin.

“Në bazë të një analizë të thjeshtë të Ligjit për Dhomat e Specializuara, do ta vërejmë se ky ligj nuk është më i favorshëm. Prandaj, për të pasur një gjykim të drejtë, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mendoj se Gjykata Speciale në rastet të cilat janë në gjykim para saj duhet ta përdorë Kodin Penal të ish RSFJ-së, sepse në shumë aspekte është më i favorshëm për të pandehurit”, thotë Qerkini. / Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Ambasadorët thonin se Specialja do jetë Gjykatë e Kosovës,a po tradhtohet Kosova?

Ambasadorët thonin se Specialja do jetë Gjykatë e Kosovës,a po tradhtohet Kosova?

Takoi Thaçin në Hagë, Rama: Më kishte marr malli

Takoi Thaçin në Hagë, Rama: Më kishte marr malli

Hera e parë në një burg, Rama tregon momentin prekës të takimit me Thaçin

Hera e parë në një burg, Rama tregon momentin prekës të takimit me Thaçin
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com