Nanta e Ermir Lenjaniit dhe Lorik Canës ka arritur të fitojë në javën e 23 të Ligës së parë franceze në transfertën e Troyes me rezultatin e ngushtë 0-1.
Për Nantën në fushë ishte vetëm kapiteni kuqezi Lorik Cana i cili luajti për 90′ minuta dhe ishte një ndër më të mirët në fitoren e Nantës. Cana u preferua si titullar pavarësisht se një javë më parë ndëshkoi ekipin e tij me anë të një autogoli.
Në ndryshim nga Cana trajneri nuk preferoi të hedhë në fushë mesfushorin kuqezi Ermir Lenjani që e ndoqi këtë takim nga stoli gjatë gjithë 90′ minutave.
Me këtë fitore Nanta konsolidon vendin e tetë në klasifikim me 32 pikë pas 23 javëve të para të Ligës, vetëm 6 pikë larg vendin të tretë që të çon në Play-off të Champions League dhe 2 pikë pas vendit të peste që të çon në Europa League.