Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Legjenda e Shën Valentinit

2023/02/14 at 5:43 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Legjenda e Shën Valentinit

Shën Valentini është një festë e cila festohet në shumë vende të botës si dita e të dashuruarve. Në këtë festë përgjithësisht të dashuruarit bëjnë dhurata për njëri-tjetrin, lule, çokollata, apo festojnë së bashku në vende romantike.

Por si erdhi kjo festë deri në ditët e sotme dhe cila është legjenda e Shën Valentini ?

Kush ishte Shën Valentini dhe si u lidh figura e tij me këtë rit të lashtë?

Kisha Katolike njeh të paktën tre shenjtorë të ndryshëm të quajtur Valentine ose Valentinus, të cilët u martirizuan të gjithë.

Shën Valentini ishte një prift që shërbeu gjatë shekullit të tretë në Romë. Kur perandori Klaudi II vendosi që burrat e vetëm ishin ushtarë më të mirë se ata që kishin gra e familje, ai vendosi të bënte të paligjshme martesën e djemve të rinj. Shën Valentini, duke e cilësuar këtë dekret si të padrejtë, sfidoi Klaudin dhe vazhdoi të kryente martesa për të dashuruarit e rinj në fshehtësi. Kur këto akte të Shën Valentinit u zbuluan, Klaudi urdhëroi që ai të vritej.

Disa tregime të tjera sugjerojnë se Shën Valentini mund të jetë vrarë si pasojë e përpjekjeve të tij për t’i shpëtuar të krishterët nga burgjet romake, të cilat shërbenin si vend torture.

Sipas legjendës, ka qenë një i burgosur që ka dërguar letrën e parë romantike të “Shën Valentinit” pasi u dashurua me një vajzë të re – ndoshta me vajzën e rojtarit të burgut, e cila e vizitoi atë gjatë burgimit. Përpara vdekjes së tij, ai shkroi këtë letër duke e firmosur me nofkën “Nga Valentini yt”, një shprehje që përdoret edhe sot e kësaj dite.

Edhe pse e vërteta që qëndron pas legjendës së Shën Valentinit është mjaft e errët, të gjitha tregimet e përshkruajnë këtë Shenjtor si një figurë simpatike, heroike dhe më e rëndësishmja: romantike. Nga periudha e Mesjetës, ndoshta në sajë të këtij reputacioni, Shën Valentini do të bëhej një nga shenjtorët më të famshëm në Angli dhe Francë.

Origjina e Ditës së Shën Valentinit: Një festival pagan

Ndërsa disa njerëz besojnë se Dita e Shën Valentinit festohet në mes të shkurtit për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Shën Valentinit ose të varrosjes së tij, që ka ndodhur ndoshta rreth vitit 270 pas Krishtit; Të tjerë pretendojnë se Kisha e Krishterë mund ta ketë vendosur ditën e festës së Shën Valentinit në mes të muajit shkurt në një përpjekje për t’i bërë njerëzit të festonin kremtimin pagan të Lupercalia.

Faunit, perëndisë romake të bujqësisë, si dhe themeluesve Romë Romulus dhe Remus, që festohej në datën 15 shkurt.

Lupercalia mbijetoi në fillimet e fesë së krishterë, por më vonë ajo u bë e jashtëligjshme, pasi u cilësua si “jo i krishterë”, në fund të shekullit të 5-të, kur Papa Gelasius deklaroi ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt. Megjithatë, do të kalonte edhe disa kohë përpara se kjo ditë të njihej si festa e të dashuruarve.

Gjatë Mesjetës, banorët e Francës dhe Anglisë besonin se 14 shkurti ishte fillimi i sezonit të çiftëzimit të shpendëve, gjë që hodhi idenë se edhe dita e Shën Valentinit të kremtohej si një ditë romance.

Letra e parë që është dërguar për festën e Shën Valentinit i përket vitit 1415, ku Duka i Orleans, Charls, i dërgoi një poemë dashurie gruas së tij teksa ishte i burgosur në Kullën famëkeqe të Londrës.

Në ditët e sotme, çdo vit shkëmbehen rreth 150 milionë kartolina për Shën Valentinin, duke e bërë këtë ditë, festën e dytë më të famshme pas Krishtlindjeve.

e./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Para
Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen 4 zyrtarë të bashkisë Dimal

Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen 4 zyrtarë të bashkisë Dimal

Ekipi rus i kërkim-shpëtimit gjen nën rrënoja 150 mijë dollarë

Ekipi rus i kërkim-shpëtimit gjen nën rrënoja 150 mijë dollarë

COVID-19 në Shqipëri/ 106 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri, 9 raste të reja, asnjë viktimë

TE FUNDIT

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com