-U tha në Opinion

Legalizimi i kanabisit, Soko: Shqipëria nuk do ketë përfitime të mëdha ekonomike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:46 - 12/04/22 |
Opi Nion

Ekonomisti Pano Soko ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me çështjen e legalizimit të kanabisit mjekësor në vendin tonë.

Soko thotë se Shqipëria nuk do të ketë përfitim të madh ekonomik nga legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas tij, do jetë e vështirë për të gjetur treg dhe se me prodhimi i kanabisit mund të mbushim vetëm nevojat e tregut vendas.

“Në do e marrim dhe do e përdorim vetë vajin e kanabisit se nuk e shesim dot. Sa nevoj kemi për kanabis mjekësor. Këtu është ngritur se industria e kanabisit do bëj namin, jo, kanabisi është segment shumë i vgolë i industrisë medicinave. Nuk do të thotë që mund të gjesh treg për të përfituar ekonomikisht. Maksimalisht mund të mendojnë që mund të mbushim tregun tonë. Përfitimi është shumë i ulët. Dy tonë, sa Maqedonia e Veriut dhe aty do e kemi ne 1 milion dollarë hajde të shikojmë se çfarë do fitojmë”,- tha Soko. /Opinion.al

Pas