Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Legalizimet/Qytetarja-Bashës: Atë kolibe që kemi bërë,të paktën ta gëzojmë

2021/04/03 at 4:30 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Legalizimet/Qytetarja-Bashës: Atë kolibe që kemi bërë,të paktën ta gëzojmë

Kreu i Patisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar  ditën e sotme me banorë të ish-Uzinës së Autotraktorëve në kryeqytet, të cilët  kanë probleme me legalizimin dhe shtëpitë e prishura.


Banorët ngritën shqetësimin  se sipas tyre  shteti nuk po u jep zgjidhje, ndërsa ka pasur raste që u janë prishur shtëpitë edhe në proces legalizimi.

“Ne jemi familjarë hallexhi që kemi vetëm nevojë të dimë se çfarë do të bëhet me shtëpitë tona. Vetëm thjesht dua të na tregosh, të gjithëve këtyre familjarëve, nuk ka rëndësi jemi PD, PS, LSI ca jemi, ne jemi popull në radhë të parë. Vetëm thjesht na trego se çfarë do të bëhet me këtë popull. Të paktën atë kolibe që kemi bërë, unë them të gjithë këta njerëz ta marrim me vete ta çojmë, a në 5 kate, a 8 kate, a 10 kate, s’ka rëndësi. Por çfarë kam investuar deri sot ta marr dhe ta gëzoj se është shumë krim i madh domethënë me investuar 20 vjet, 30 vjet, 10 vjet, 1 vit një shtëpi dhe me ardh’ me prish shtëpinë. Unë dua thjesht të gjej strehimin që e dëgjuam pas datës 25.” – u shpreh Azem Aliaj.

Përpos mos gjetjes së zgjidhjes me legalizimet, ata ngritën si shqetësim edhe mbifaturimi që u bëhet tek uji.

“Të falënderojmë shumë që na kujtove dhe i dhe shpresë të gjithë këtyre banorëve! Janë prishur këto, se ne hymë në proces legalizimi këtu, pjesa tjetër nuk është futur fare, as legalizim, as privatizim. Kanë dalë nga procesi fare, gjysma apo më tepër. E keqja më e madhe tani, ja ku e kemi këtë burrë këtu, është prishur banesa. Tani, ky që është këtu ka qenë pa letra edhe i kanë kërkuar një sasi lekësh, ky s’ka patur ku t’i marrë. S’mundi t’i bënte letrat. Tani këtij ia prishën shtëpinë, i futën gjobë 5 mijë euro, 5 milionë lekë për ndërtim pa leje INUK. Kemi një problem shumë të madh tek elektriku edhe tek energjia kjo ujësjellësi. Na bëjnë mbi faturime. Këto mbi faturime, ne s’kemi fuqi për të paguar dhe ato që kemi jo të bëjmë dhe mbi faturime. Mbi faturimet tani, sot ka hyrë në sistem. Je i detyruar me e paguar thotë se ndryshe do të këputet energjia. Duke hyrë në sistem tani je detyruar me hyr borxh për të shkuar për ti paguar atje”– u shpreh një nga banorët.

Duke u kujtuar premtimet e Ramës para 8 viteve për legalizimet, Basha tha se qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që tha. Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të shpërblej të gjithë familjet që u janë prishur shtëpitë në shkelje të ligjit si dhe në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, ato do të bëhet me vlerën e tregut. Ai gjithashtu u premtoi banorëve ndërhyrje në infrastrukturën e kësaj zone, e cila është lënë në harresë nga qeveria.

“Unë ju garantoj që asnjë familje e vetme në këtë zonë nuk do të vuaj më siç ka vuajtur këto 8 vite padrejtësitë e Edi Ramës. Ju kujtoj edhe njëherë shembullin e atyre familjeve në Bulevard ku ka dy shembuj. Shembulli i parë kur i morën paratë edhe pse s’kishte përfunduar procesi i legalizimit dhe arritën të sigurojnë një strehë tjetër për familjet e tyre që është mënyra e duhur se si politika e drejtë zgjidh një problem apo një ngërç dhe shembullin e dytë kur i flaku në mes të rrugës dhe i futi gazin lotsjellës fëmijëve pesë vjeç duke fjetur në orën gjashtë të mëngjesit dhe i la ata njerëz në mes të katër rrugëve.

Në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, shpronësimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe ju do të merrni paratë për të siguruar një strehë për familjen tuaj. Ndërkohë që do të punojmë fuqishëm që kjo zonë e harruar, jemi këtu si me qenë në një vend të botës se tretë, kjo zonë e harruar e kryeqyteti të marrë vëmendjen e duhur në infrastrukturë, do të thotë tek ujësjellësi, te kanalizimi, te shtrimi i rrugëve, por edhe vëmendjen e duhur për zhvillim ekonomik. Sot është dita për t’ju thënë që më 25 Prill atë ndjesë që ju kam kërkuar që nuk e përfunduam procesin e legalizimit unë e konsideroj detyrë për ta çuar atë proces deri në fund në mënyrë që të gjithë ju të përfitoni legalizimin që është vonuar me të padrejtë dhe në shumë raste për të cilin keni paguar në të bardhë e në të zezë e s’keni marrë atë që meritoni. Ky është zotimi që kam para jush si kryeministër i ardhshëm.”- tha Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashapolitike


Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Rama: Unë dhe lali s’dalim për krushqi, PD e ktheu Tiranën në nevojtore

Rama poston foton: Vaksinimi dhe infektimi vazhdojnë paralelisht

Recitoi poezinë e Nolit,Kryemadhi ngatërron autorin:Siç e ka thënë Migjeni

Recitoi poezinë e Nolit,Kryemadhi ngatërron autorin:Siç e ka thënë Migjeni

Covid 19 në Kosovë/ 8 viktima dhe 771 raste të reja  

COVID në Kosovë, regjistrohen 12 viktima dhe 777 raste të reja
















TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com