Lefter Koka ishte i vetmi nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që nuk pranoi të dorëzonte mandatin. Duke dalë nga salla e Kuvendit, sot ai ka thënë se është ende pjesë e LSI-së dhe se ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e partisë.
“Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Ne propozohemi nga një forcë politike por përfaqësjmë veten. Me drejtuesit e partisë kam marrëdhënie të mira”, ka thënë ai.
Koka është shprehur në favor të rishikimit të Kodit Zgjedhor, një reformë e kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.
“Ajo që është për të thënë është rishikimi i Kodit Zgjedhor. Sot jemi kthyer në qesharakë për shkak të këtij kodi. Nëse deputetët i binden kryetarëve të partisë, ky parlament humb rëndësinë e tij. Çdo vendim i drejtë do ketë mbështetjen time”, u shpreh Lefter Koka./Opinion.al