Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ledjonin e ka vrarë duke ngrënë , kishte mbuluar kokën me duar”, dalin të tjera detaje nga masakra

2018/08/12 at 5:57 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ledjonin e ka vrarë duke ngrënë , kishte mbuluar kokën me duar”, dalin të tjera detaje nga masakra

Momentet e para të përballjes së familjarëve me skenën e krimit kanë qenë të tmerrshme. Shtatë kufoma në oborr e në shkallët e shtëpive dhe e teta në kuzhinë, pranë tavolinës së bukës. Aty është gjetur djali 8-vjeçar i Besim Zykajt, i cili ka qenë duke u ushqyer në momentin që është qëlluar me 3 plumba nga kushëriri i tij. Ritvan Zykaj nuk i ka kursyer plumbat as për të.

Pasi ka vrarë ata që ndodheshin jashtë e të tjerët që dilnin pasi dëgjonin krismat, 24-vjeçari është futur brenda duke qëlluar për vdekje edhe Ledjonin. Ai është gjetur i pajetë pranë tavolinës së bukës, me duart e mbledhura te koka, si për t’u mbrojtur.

Por pafajësia e tij nuk e ka penguar aspak Ritvanin ta qëllojë 3 herë, në bark, në krah e në këmbë. Ledjoni është gjetur nga kushëriri i tij, djali i xhaxhait. E më pas edhe nga një i afërm tjetër që kishte shkuar aty për ta takuar. Kushëriri i katërt i familjes Zykaj, shok i njërit prej të mbijetuarve, tregon sesi i kanë gjetur viktimat.

“Unë isha në gjumë kur ndodhi ngjarja. Kur u zgjova, nëna më tha se kishte dëgjuar të shtëna në fshat, por nuk e dinte se nga ku. Dola sepse e kisha lënë të takohesha në Selenicë me djalin e Azemit. As ai nuk ka qenë në shtëpi në kohën që ka ndodhur ngjarja. Kur shkova te vendi që e kishim lënë të takoheshim, nuk e gjeta. Më thanë që kishte shkuar në shtëpi. U nisa edhe unë për atje”, tregon i afërmi i familjes Zykaj. Më pas tregon sesi është përballur me skenën e tmerrshme dhe se askush nuk kishte shenja jete. Të gjithë u gjetën të vdekur. “Kur kam shkuar aty, ishte e tmerrshme. Të gjithë ishin të vrarë. Nuk kishte mbijetuar askush, përveç djalit tjetër të Demir Zykajt, Krenarit, 51 vjeç. Ai është shurdhmemec dhe nuk ka dëgjuar krismat. Ka qenë në gjumë brenda në shtëpi, por ka shpëtuar. Të tjerët ishin vrarë të gjithë. Edhe Sara, edhe Ledjoni i vogël. Ledjonin e ka vrarë duke ngrënë bukë. Ishte një masakër e vërtetë”, tregon kushëriri.

Më tej, ai thotë se ka dëgjuar sirenat e Policisë, pasi i kishin lajmëruar para se të shkonte ai në shtëpi. Ndërsa me autorin thotë që për çështje sekondash nuk është përballur në rrugë me të.

“Në atë kohë që ka ndodhur vrasja, disa sekonda më vonë unë kam dalë nga shtëpia. Fatmirësisht, nuk e kam ndeshur në rrugë. Unë nuk e njihja, sepse kam jetuar jashtë, pak kohë ka që jam kthyer”, shprehet ai. / Panorama

Ju sugjerojmë

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
-U tha në Opinion

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

1 Tetor, 2025 10:39 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

1 Tetor, 2025 1:34 pm
Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

1 Tetor, 2025 12:43 pm
Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
Kryesore

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 11:31 am
Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
Kryesore

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

1 Tetor, 2025 11:24 am
34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Kronikë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

1 Tetor, 2025 10:47 am
Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Para
Dalin fotot e dasmës së Sarës dhe Ledionit, pranë altarit Lori i celebron

Dalin fotot e dasmës së Sarës dhe Ledionit, pranë altarit Lori i celebron

Grida Duma si një modele, deputetja surprizon me pamjen e saj

Grida Duma si një modele, deputetja surprizon me pamjen e saj

Ronaldo i papërmbajtshëm tek Juventusi, shënon që në minutën e tetë

Ronaldo i papërmbajtshëm tek Juventusi, shënon që në minutën e tetë

TE FUNDIT

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
1 Tetor, 2025

Dekretimi i datës 9 nëntor për zgjedhjet e përkohshme në Bashkinë e Tiranës ka ngjallur përsëri një debat në lidhje...

Lexo më shumë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
1 Tetor, 2025

Mediat italiane bëjnë me dije se Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për shkak dëmtimi dhe...

Lexo më shumë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
1 Tetor, 2025

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti mes disa personave në Bilisht. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3...

Lexo më shumë

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
1 Tetor, 2025

Korrespondenti në Washington i rrjetit televiziv turk NTV, është pushuar nga puna pasi bëri komente kritikuese për takimin mes Trump...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com