Foto të shkrepura me smartphone, ose nga aparati i ndonjë fotografi në evente të ndryshme, por ja tek vjen fotoja e tyre e parë profesionale… Në një set të realizuar së fundmi me Artan Korenicën, Ledion Liço dhe Sara Hoxha, duken më të dashuruar se kurrë. Në foton e publikuar në Instagram, Sara Hoxha shkruan këto fjalë për djalin e zemrës: “Në një dhomë të mbushur plot me vepra arti, unë prapë ty do të vështroja”. Eh sa e bukur është dashuria”.