Nëse kërkon me emrin e tij, në google të shfaqen fotot e një djali të ri, dikur fotomodel. Quhet Ledio Mehmeti. Emri i tij njëkohësisht ekzistonte në listat e publikuara nga media dje, si person që kishte shkuar në Siri në Prill të vitit 2013, por ishte kthyer sërish një muaj më pas.
Miqtë e tij, njerëzit që e kanë njohur, thonë se pavarësisht datave, që prej vitit 2013 Ledio nuk shihet në qarkullim në Tiranë dhe as në rrethet e miqve të tij. askush nuk di cfarë është bërë me luftëtarin-model, ikja e të cilit 2 vjet më parë shkaktoi habi tek të gjithë.