Aktualitet

Lear Kurti po fliste në telefon në rrugë, dalin momentet e fundit të 32-vjeçarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 24/10/22 |
Opi Nion

Janë publikuar pamje të cilat hedhin dritë mbi atë çfarë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës 19 tetor,  ku 32-vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u shoqërua nga efektivët e Komisariatit numër 3.

Sikurse shfaqet në video mjë makinë policie ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë i qetë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë.

Pamjet e publikuara nga Euroneës Albania duket se nuk përkojnë me deklaratën e policisë, e cila u shpreh se i riu ndodhej para një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Më pas në video shfaqet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’.

Kurti më pas është transportuar për në komisariatin nr 3 edhe pse gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë.

Kjo është ajo çka duket në pamjet e publikuara, nga ish-kryeministri Sali Berisha, që tregojnë momentin kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar.

Lear Kurti shfaqet pa ndjenja ndërkohë që teksa efektivët mundohen ta ngrenë.

Kurti më pas është transportuar për në komisariatin nr,3 ku dhe ka shfaqur probleme shëndetësore dhe më pas me makinën e policisë është dërguar në Spitalin e Traumës. Sipas informacioneve, ai ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Pas