Aktualitet

Leandro Castan: Lojtari që rrezikoi jetën për karrierën e futbollit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:21 - 12/10/16 |
b.f

Pasi karriera e tij si futbollist u duk sikur kishte mbaruar, dhe ishte në rrezik për të humbur jetën, rikthimi i mbrojtësit Leandro Casta, i cili është huazuar nga Roma te Torino, është një histori frymëzuese e futbollit modern. A do ta rrezikonit jetën tuaj për të shpëtuar karrierën e futbollit? Qendërmbrojtësi i huazuar te Torino Leandro Castan kishte pikërisht këtë dilemë dy vite më parë. Tragjedia erdhi nga hiçi, në momentin kur çdo gjë dukej se po ecte në drejtimin e duhur. Mbrojtësi brazilian por shijonte një sezon brilant te Roma në 2013-2014 dhe nënshkroi një kontratë të përmirësuar deri në 2018 pasi refuzoi një lëvizje joshëse te Chelsea. Ai u konsiderua si një nga lojtarët më të mirë të Seria A në pozicionin e tij dhe i hapi luftë Juventus-it për Scudetto-n.

r1
Jeta e Castan ndryshoi ama, kur atij iu morën mendtë në ndeshjen e parë të sezonit kundër Empoli-t. Ai u zëvendësua në pushim dhe analizat mjekësore zbuluan një venë gjaku jo normale në tru. Mund të kishte qenë më keq, padyshim, dhe braziliani nuk po luftonte me kancerin por me një tumor të kurueshëm, por situata ishte e keqe gjithsesi. Teksa situata nuk kishte rrezik për jetë, Castan-it iu tha se ai nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte lojën e futbollit pa kryer një operacion për të hequr tumorin nga truri – një operacion i rrezikshëm. Si ç’i shpjegoi haptazi doktori, shanset e riaftësimit të plotë ishin 80%. Kjo mund të duket e lartë, por jo kur rrezikon jetën. Kishte 10% mundësi që ai të paralizohej dhe një nga 100 pacientët nuk e mbijetonte operacionin.

Ishte natyrale që ai nuk donte të dorëzohej. Në fund të fundit, ai ka luftuar shumë për suksesin e arritur. Ai nuk u konsiderua asnjëherë një prospekt botëror dhe menaxheri i tij u duk me fat kur i mundësoi një shans me Helsingborg në 2007. Nuk shkoi ashtu si ç’pritej, dhe Castan u rikthye në vendlindje, duke iu bashkuar ekipit të kategorisë së dytë Barueri. Aty gjërat filluan të ecnin mirë. Ekipi u ngjit në kategorinë e parë dhe mbrojtësi kaloi një sezon shumë të mirë. Në vitin 2010 ai iu bashkua ekipit të zemrës, Corinthians. Pas një viti ai ishte kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë në brazil. Kur Roma paguajti 5 milionë euro për shërbimet e tij, legjendari Cafu parashikoi se Castan do të kishte sukses të madh në Itali. Dhe ai kishte të drejtë. Sezoni i parë në Seria A ishte i vështirë. Nën drejtimin e Zeman, lojtarët punonin më shumë se asnjëherë në stërvitje, dhe mbrojtësit kishin shumë punë me skemën ultra-sulmuese të trajnerit.

r2

Castan mësoi shumë. Kur erdhi Rudi Garcia në stol, ai u bë partneri i mbrojtjes së Medhi benatia. Një dyshe e mrekullueshme, e cila mbylli 20 ndeshje pa pësuar gol në 36 të tilla. Nuk ishte çudi që Jose Mourinho e kërkoi te Chelsea për të zëvendësuar David Luiz, por Roma nuk e shiti Benatia ishte ai që shkoi te Bayern Munich, dhe Garcia planifikoi mbrojtjen me Catan si elementin kryesor. Vetë lojtari donte të qëndronte – ai e dashuronte jetën në Itali dhe ëndërronte të thirrje nga kombëtarja në 2012. Në fakt, disa analistë u shprehën se Scolari duhet ta kishte grumbulluar për Botërorin e 2014. E ardhmja dukej e shndritshme, por fati vendosi ndryshe. Pas operacionit, Castan kaloi dy muaj në spital. “Duhet të mësoja të ecja sërish,” shprehej. Gjymtyrët nuk kishin të njëjtën ndjesi në javët në vazhdim. Por doktorët i thanë mos të merakoset, pasi operacioni ishte i suksesshëm, dhe rruga drejt riaftësimit ishte e drejtë. Në verën e 2015 ai ishte gati të rikthehej.

bababaaa

Problemi ishte se Roma kishte shkuar në tjetër drejtim gjatë mungesës së brazilianit, dhe rifitimi i vendit të titullarit ishte shumë i vështirë. Garcia preferonte Manolas dhe Rudiger, ndërsa De Ross gjithashtu luante në mbrojtje ndonjëherë. Castan luajti vetëm katër ndeshje në Seria A nga minuta e parë, dhe nuk luajti fare në Champions League kjo situatë nuk ndryshoi as me ardhjen e Spaletti-t. Ai kuptoi që duhej të largohej. Ai u huazua në fillim te Sampdoria, por më pas shkoi te Torino pa luajtur asnjë ndeshje. Mihajlovic e kërkoi, dhe serbi e njeh mirë atë pozicion. “Menjëherë u ndjeva i dashur,” shprehet Castan pas kalimit te Torino.

r222

“Ishte normale që më duhej kohë të rikthehesha në nivelin e mëparshëm pasi nuk luajta për dy vite.” Ai tashmë po përmirësohet, me hapa të shpejtë. Mbrojtja e Torino-s duket e qëndrueshme me të, dhe testi më i madh erdhi kundër Roma-s javën e kaluar. Për Castan, nuk ishte çështje hakmarrje. Ai ka mirënjohje për Ujqërit për mënyrën se si e trajtuan kur ishte i sëmurë. Por prapë, ai foli për situatën e vështirë sezonin e kaluar, dhe tani donte të vërtetonte se nuk kishte mbaruar. Torino mundi Roma- 3:1, dhe Castan nuk gaboi asnjëherë në 90 minuta lojë. Të gjithë ishin të kënaqur me të, dhe madje edhe tifozët e Roma-s i urojnë të rikthehet ai i mëparshmi. Pas gjithë peripecive që duhet të kalonte, Leandro meritën gjithë të mirat që i vijnë.

r33

Pas