Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le temps/Kur Mit’hat Frashëri justifikonte revoltën e shqiptarëve ndaj turqve

2022/07/10 at 1:50 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Le temps/Kur Mit’hat Frashëri justifikonte revoltën e shqiptarëve ndaj turqve

“Le Temps” ka botuar, të mërkurën e 4 majit 1910, në faqen n°2, intervistën ekskluzive të Mit’hat Frashërit në lidhje me justifikimin e revoltës së shqiptarëve asokohe ndaj regjimit turk.


Nga Aurenc Bebja

Revolta e shqiptarëve

Përndjekja e shqiptarëve nga trupat turke vazhdon. Disa fshatra u rrethuan. Rreth njëzet shefa të arrestuar u dërguan në Shkup.

 I gjithë shtypi turk fajëson rëndë revoltën e shqiptarëve dhe i kërkon Vezirit të Madh të mos tërhiqet nga asnjë sakrificë për ta rikthyer Shqipërinë në bindje të rreptë ndaj ligjeve kushtetuese. Mirëpo, në favor të tyre ngrihet një zë, është ai i kryeredaktorit (e ka fjalën për Mit’hat Frashërin) të gazetës shqiptare “Liria”.

 Në një intervistë me korrespondentin tonë të Selanikut, ky shqiptar i arsimuar, inteligjent, tërësisht i evropianizuar ka mbështetur kauzën e bashkatdhetarëve të tij me këto fjalë :

 “Të gjithë flasin keq për shqiptarët, më thotë ai, për ngjarjet e fundit dhe askush nuk mendon t’i mëshirojë ata.

 Shtrohet pyetja : A duhet t’i shfarosim shqiptarët me pretekstin se nuk binden? Unë në asnjë mënyrë nuk i justifikoj aktet e dhunshme të bashkatdhetarëve të mi; Madje unë jam i pari që i fajësoj, por ka shumë rrethana që u japin atyre të drejtë. Të gjithë ata që kanë udhëtuar nëpër këtë rajon janë të njëzëshëm në pranimin se është një vend mesjetar, madje edhe i kohërave parahistorike, në Evropën e shekullit të njëzetë. Megjithatë, racës sime, sado e prapambetur, sado e vrazhdë të jetë, nuk i mungon as inteligjenca, as prirjet e mira. Pse të mos përdorni këto cilësi? Pse të mos përfitoni nga anët e mira të karakterit shqiptar, të përpiqeni ta bëni atë një popull modern… ose pothuajse? Bëni që të flasë arsyeja në vend të topit, se ata janë në gjendje të kuptojnë dhe të binden, këta malësorë të vrazhdë e të egër! Mbi të gjitha duhet të heqim çdo mosbesim, çdo keqkuptim mes këtyre malësorëve dhe pushtetarëve vendas, sepse neglizhenca dhe keqadministrimi që ishin prerogativë e viteve të kaluara e justifikojnë këtë mosbesim.

 Krijimi i marrëveshjes perfekte ndërmjet autoriteteve dhe qytetarëve është kushti thelbësor. Kjo mund të arrihet me vullnet të mirë dhe një diagnozë të mirë të sëmundjes, sepse për fat të keq autoritetet ende nuk janë në dijeni të nevojave të Shqipërisë dhe karakterit të banorëve të saj. Dhe kur një funksionar ndeshet me ndonjë kundërshtim, shqipton fjalën “reagim” dhe si ilaç këshillon hekurin dhe zjarrin (dmth dhunën), pa e kuptuar që këto mjete brutale gërmojnë humnera dhe lindin hakmarrje.

 Dy të këqijat nga të cilat vuan Shqipëria janë : varfëria e skajshme dhe injoranca e thellë (padituria) e banorëve të saj. Kjo duhet të korrigjohet me ndërtimin e rrugëve të komunikimit dhe krijimin e shkollave të shumta. Është folur shumë për çarmatimin e popullsisë. Kjo është diçka që duhet bërë dhe pa vonesë, por me takt. Si të pretendosh të çarmatosësh para se të kesh instaluar gjykata dhe të kesh krijuar poste ushtarake? Sepse tani, në mungesë të këtyre mjeteve të drejtësisë, secili kërkon të bëjë drejtësi për veten e tij.

 Mund ta përmbledh si më poshtë, shton bashkëbiseduesi im : nëse qeveria dëshiron t’i bëjë shqiptarët patriotë të mirë osmanë, në këtë kohë duhet t’u shtrijë dorën atyre; të përdorë forcën brutale vetëm në skajin e fundit; por nëse detyrohet ta bëjë këtë, atëherë ajo duhet të jetë shumë e vendosur, të ndëshkojë drejtuesit dhe të kursejë të pafajshmit, ose më mirë të pavetëdijshmit.”

 * Nga Aurenc Bebja, Francë, (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Rama të mërkurën në Bruksel,pritet të diskutohet për bazën e NATO në Porto Romano

Rama të mërkurën në Bruksel,pritet të diskutohet për bazën e NATO në Porto Romano

Dy burrat ranë në pus,flet motra e të plagosurit: E hapën për të vaditur tokat

Dy burrat ranë në pus,flet motra e të plagosurit: E hapën për të vaditur tokat

Avioni drejt Tiranës i tejmbushur, trazira në aeroportin gjerman

Avioni drejt Tiranës i tejmbushur, trazira në aeroportin gjerman
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}