Kryeminisri Rama tha në emisionin “Opinion” se studentët mund të qëndrojnë edhe 10 vite para kryeministrisë.
Kjo deklaratë e Ramës duket se nuk u ka pëlqyer studentëve.
Në protestën e sotme ata janë shprehur se nuk do u duhen aq shumë kohë që Rama të plotësojë kërkesat e tyre.
Ata kanë refuzuar sërish thirrjet për dialog dhe kanë paralajmëruar sërish se nuk do të heqin dorë pa ia arritur qëllimit të tyre.
“Zoti kryeministër ti na ke thënë se qëndroni edhe 10 vite po deshët, por jam i sigurtë se nuk do na duhet shumë dhe ti do t’i plotësosh kërkesat tona”, tha njëri nga studentët, ndërsa të tjerët shpërthyen në ovacione.