Të lejosh kundërshtarët të shënojnë, në futboll nuk ka qenë kurrë lëvizje e zgjuar për portierët, por në rastin e Cassio Ramos, i cili mbron katërkëndëshin e Corinthians ka rezultuar e kundërta.
Portieri ekscentrik i u bë viral me vendimin e tij për të lejuar një goditje dënimi të kundërshtarëve që të përfundojë në portë, një vendim që u duk i çuditshëm në fillim por rezultoi gjenial më pas.
Ramos ka pushtuar titujt kryesorë të mediave për lëvizjen që bëri , në sfidën e së enjtes së kaluar, kur skuadra e tij barazoi me Atletico Mineiro në Serinë A të Brazilit.
Me barazimin e lojës në 1-1, 15 minuta para përfundimit, Mineiro mori një goditje dënimi në gjysmëfushën e Corinthians dhe topi shkoi drejt portës.
Cassio dukej i vendosur për ta pritur topin, por në sekondën e fundit e la të shkonte në portën e tij.
Kjo lëvizje e bën Cassio portierin më të zgjuar në botë, pasi gardiani e dinte që kishte të bënte me një goditje të lirë indirekte dhe askush tjetër nuk e kishte prekur topin përveç lojtarit që e goditi atë.
1000 IQ CÁSSIO 🧠#VivaJogoBonito 😍 pic.twitter.com/VbDKAfiiQQ
— Brasileirão Play EN (@BrasileiraoP_EN) November 10, 2023