Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lë punëtoret e fasonerisë pa paga, pronari turk dhe administratori zhduken

2023/06/28 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lë punëtoret e fasonerisë pa paga, pronari turk dhe administratori zhduken

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Gjirokastrës pas ankesës së 30 punëtoreve të një fasonerie që nuk janë paguar për muajt Shkurt dhe Mars të këtij viti. Bëhet fjalë për fasonerinë turke “Ozkurakan Albania” me administrator Erjon Tahiraj.


“Kjo është makina ime (qepëse) që kam punuar 8 orë pa e ngritur kokën nga vendi dhe kam që në Shkurt dhe Mars nuk kam marrë Lekët dhe plus pjesa e sigurimeve”, thotë një punonjëse.

Përgjegjësja Blerina Kënaci na shpjegon si u njoh me administratorin dhe si nisi puna. Në Janar ka patur probleme me pagesat, probleme që vijuan me pas në Shkurt e Mars duke mos shlyer edhe kontributet.

Përgjegjësja e fasonerisë: Administratori erdhi këtu dhe kërkoi një përgjegjëse për përgjegjësinë e punës dhe të mbante rregullat e punës. Ai kërkoi vetëm këtë gjë. Administrimin tha do ta mbaj vetë nga Fieri. Priste që në Gjirokastër të kishte një filial të tijin, domethënë të ishte filiali i Fierit. Erdhëm, fillova unë me 5-6 punëtore si fillim, arritëm kapacitetin deri në 30 punëtorë. Punoj rregullisht deri në Janar. Në Janar pati ato problemet e tij për Lekët me një denoncim në polici na i pagoi si me zor. Shkurtin edhe Marsin nuk na i ka dhënë. Punëtoret normalisht që kërkojnë lekun dhe djersën e tyre. Ai thotë që unë do t’ja u jap, po se kur dhe si… Prill-Maj është mbyllur puna, nuk punojmë më. Deri para 1 muaji kam kontaktuar me të dhe ka thënë mos u mërzit, ne lekët do t’ja u japim pa problem e fjalë të bukura, mirëpo lekë s’kemi marrë. As unë as punëtoret. Pronari ishte turk. Ka ardhur këtu. Ne punonim, dërgonim çdo javë punën në Fier dhe kështu funksiononte. Qepnim të ndryshme. Kemi qepur pantallina të Ëaikiki, kemi qepur xhupa të Philipp Plein, kemi qepur këmisha italiane, kemi qepur pafund.

Zonjat tregojnë se kanë qepur edhe për marka prestigjoze dhe janë paguar minimalisht 350-380 mijë Lekë të vjetra në muaj.

“Unë kam punuar prej 7 muajsh dhe tani dy muajt e fundit nuk jemi paguar. Shkurti dhe Marsi”.

“Unë kam edhe Janarin, e mora Erjonin në telefon dhe më tha që ti nuk funksionon fare në sistem. Fol me Blerinën tha”.

Përgjegjësja e fasonerisë: Për çdo punëtor që më ka ardhur unë i kam marrë kartën e identitetit dhe ia kam dërguar Erjonit, ja ka nisur ekonomistja dhe ja niste direkt atij për ta futur në sigurime. Nuk e di se si ka funksionuar me atë dhe çfarë ka bërë. Kur i kam parë se çfarë më ka hedhur sigurime dhe çfarë s’më ka hedhur e kam parë nga Janari kur ai na hapi probleme për dhënien e pagës.

“Paga time ka qenë 350 mijë Lekë”.

“Në fillim ka qenë 270, pastaj në varësi. Erdhi xhupi i Philipp Plein dhe kush punonte më shumë merrte më shumë”.

“340 edhe nuk e kam marrë as Janarin, as Shkurti dhe as Marsin”.

“300 i merrnim në bankë dhe pjesën tjetër e merrnim në dorë”.

Por si ja kanë bërë punonjëset kur nuk kanë marrë pagesën?

“Me lista nëpër dyqane”.

“Kanë qenë muajt më të vështirë”.

“Jemi me 3 fëmijë. Burri pa punë, unë pa punë, shumë keq”.

“Unë jam në prag të pensionit, erdha këtu të plotësoja 1 vit pune”.

Përgjegjësja e fasonerisë: Philipp Pleinin e morën, ikën. E morën, ikën dhe s’na dhanë lekët.

Nga Gjirokastra, gazetarja e Stop shkoi në Fier, pasi referuar ekstraktit të QKB-së, subjekti “Ozkurkan Albania” me administrator Erjon Tahiraj e ka adresën në lagjen Sheq i Madh. Aty gazetarja u takua me babain e tij Yzeir Tahiraj, por ai thotë, se nuk ka kontakte me djalin, madje i kërkon ndihmë gazetares për ta gjetur.

Gazetarja: Unë kam ardhur për atë, që djali juaj ka qenë në biznes. Në Gjirokastër ka lënë 30 puntorë pa pagesë muajin shkurt dhe mars, si edhe pa shlyer detyrimet e sigurimeve shoqerore dhe shëndetësore.

Yzeir Tahiraj: E di!

Gazetarja: Djali juaj duhet të shlyejë detyrimet!

Yzeir Tahiraj: Ia kam thënë, po pret përditë atë mashtruesin nga Turqia.

Gazetarja: Pse nuk e ka denoncuar atëhëre djali juaj, përderisa ka rënë pre e mashtrimit?

Yzeir Tahiraj: Djali im është pjesë e tyre. Ata e kanë mashtruar, po nuk më ka dëgjuar mua.

Gazetarja: A mund të na thoni, ku është djali?

Yzeir Tahiraj: Djalin e ke në Tiranë, andej.

Gazetarja: Do të më japësh një numër kontakti, që të lidhem me të?

Yzeir Tahiraj: As unë nuk lidhem dot.

Gazetarja: I keni humbur?

Yzeir Tahiraj: Ja t’i bie tani në syrin tuaj. Djali im është Erjoni?

Gazetarja: Nuk ua ka dhënë numrin çuni?

Yzeir Tahiraj: Po nuk ma ka dhënë, pra!

Gazetarja: Po ta gjeni do më bëni nder dhe mua, të më jepni ndonjë numër kontakti.

Yzeir Tahiraj: Të gjejmë djalin?

Gazetarja: Ua, e bukur kjo shumë e bukur!

Në Tatimet e Fierit thonë se informacioni është i rezervuar dhe duhet kërkesë me shkrim.

Më pas, gazetarja e Stop mori informacion në zyrën e taksave vendore të Bashkisë Gjirokastër, ku drejtoresha Çiljeta Metaj, shpjegoi që ka hapur adresë dytësore në Shtator 2022 dhe ka rreth 3 milionë Lekë të vjetra detyrime.

“Ka hapur një adresë dytësore nga të dhënat e QKB në lagjen “18 Shtatori”. Kjo adresë dytësore është hapur në datën 27.9.2022. Si subjekt nuk është paraqitur për të plotësuar dokumentacionin dhe për hapjen e dosjes për këtë subjekt pranë zyrave të bashkisë. Për vitin 2022, për atë 3 muaj, figurojnë 109.3 Lekë dhe për vitin 2023 është në shumën e 303 Lekëve, flasim me 3 milionë të vjetra. Kemi bërë verifikimet në terren dhe ky subjekt nuk ekziston, janë dyert e mbyllura në bazë të adresës që inspektori kanë marrë nga faqja e QKB-së. Nuk figuron”, thotë një zyrtare e Bashkisë së Gjirokastrës.

Inspektorë në terren e kanë gjetur të mbyllur subjektin. Në fund, Stop shkoi edhe te krimi ekonomik dhe Inspektoriati i Punës. Inspektorja Silvana Selimi thotë se kanë mbyllur inspektimin pa asnjë rezultat, ndërsa policia thotë se i ka referuar materialet në prokurori.

Inspektoriati i Punës Gjirokastër: Pagesat e kontributeve të muajit Shkurt janë bërë, vetëm për muajt Mars dhe Shkurt është pagesa e pagës që nuk është bërë akoma. Ne kemi mbyllur çështjen, është marrë vendimi përfundimtar i cili është edhe dokument administrativ për t’ju shërbyer këtyre punonjësve në rast se do ndiqet nga gjykata. Administratori, gjatë mbylljes së procedurës, i ka mbyllur telefonatat nuk kemi komunikuar me të.



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Para
Suedia lejoi djegien e Kuranit jashtë xhamisë së Stokholmit, Turqia: Akt i papranueshëm

Suedia lejoi djegien e Kuranit jashtë xhamisë së Stokholmit, Turqia: Akt i papranueshëm

E kishte blerë, kapet trafikanti që do shiste fëmijën ukrainas për transplantim organesh

E kishte blerë, kapet trafikanti që do shiste fëmijën ukrainas për transplantim organesh

Pse ishim aq fit para ’90?Mjekja:Kalori të ulëta,hanim një copë bukë me djathë në mëngjes

Pse ishim aq fit para ’90?Mjekja:Kalori të ulëta,hanim një copë bukë me djathë në mëngjes
















TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dita e martë parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dashi Asnjëherë nuk është vonë për të filluar në një rrugë të ndryshme në jetë. Nëse ka diçka që ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com