Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le Figaro (1906)/ Letra e Shqiptarëve të Selanikut për politikanin francez

2020/08/28 at 9:28 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Le Figaro (1906)/ Letra e Shqiptarëve të Selanikut për politikanin francez

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Gusht 2020


 “Le Figaro” ka botuar, të martën e 18 dhjetorit 1906, në faqen n°2, shkrimin e politikanit dhe gazetarit francez, Eugène Lautier, i cili ka pas për qëllim të mbështesë çështjen kombëtare shqiptare pranë opinionit francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Eugène Lautier

JASHTË VENDIT

PËR SHQIPTARËT

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta të ndryshme në Selanik dhe Bukuresht publikuan javën tjetër një thirrje të shqiptarëve që po organizonin një ceremoni në kujtim të bashkëqytetarit të tyre Spiro Kosturi, një njeri i shquar nga Korça, i cili vdiq për shkak të urrejtjes raciale në Maqedoni. Disa shqiptarë më shkruajtën për këtë incident dhe më kërkuan që të mbështes çështjen e tyre kombëtare para opinionit francez. Ajo ka simpatitë tona, si të gjitha çështjet e drejta dhe të mbrojtura në mënyrë fisnike. Aq më tepër, ajo gjeti mbështetës elokuent në Francë : vikontin z. E.-M. de Vogué (Marie-Eugène-Melchior de Vogüé) dhe z. Charles Loiseau (gazetar – publicist).

 Sot, nuk mund të kisha vepruar më mire sesa të riprodhoja, me gjithë thjeshtësinë e saj prekëse, letrën që më drejtuan shqiptarët e Selanikut. Unë kam hequr vetëm rreshtat që kishin një karakter personal :

 “Shumë i nderuar zotëri, shqiptarët ju kërkojnë ngrohtësisht të shkruani dy fjalë për vrasjen e shqiptarit të shquar Spiro Kosturi nga bandat greke. Ky veprim i rëndë është fillimi i luftës së grekëve kundër shqiptarëve të krishterë.

 Nëse dëshironi, madje mund të shkruani, me këtë rast, se shqiptarët kanë humbur besimin e tyre tek Italia. Qeveria italiane i ka tradhtëtuar.

 Përveç Francës, e cila ende mbetet mbrojtësja e madhe e popujve të shtypur, shqiptarët presin shpëtimin e tyre nga hungarezët dhe anglezët.

 Përndryshe, kjo racë e denjë për një fat më të mirë është e dënuar të zhduket…

 “Patriotizmi ngjall urrejtje ndaj njerëzimit vetëm në mendjet e ngushta dhe të dhunshme, shumë të ngushta për të ngjizur solidaritetin njerëzor, dhe të cilët nuk e kuptojnë se, në tokë, fati i një grupi njerëzor lidhet, përfundimisht, me fatin e të gjithë njerëzve.” Këto fjalë të filozofit Anatole France janë dënimi më i fortë i barbarisë politike të grekëve.”

 Më mirë se të gjitha fjalimet dhe artikujt e gazetave, ky apel dëshmon se sa i thellë dhe i egër është rivaliteti racial në Ballkan. Ky rivalitet fyen drejtësinë dhe kërcënon paqen e përgjithshme. Filhelenizmi mjaftonte për të marrë në konsideratë çështjen e Kretës; dhe shpesh kam kërkuar bashkimin e Candias (Kretës) me vendin amë. Por ne nuk mund të inkurajojmë, pa rrezik për të gjithë, ambiciet joproporcionale të panhelenizmit, i cili do të pretendojë Maqedoninë (të gjithë Maqedoninë) pas Kretës, pastaj Epirin dhe më në fund Bizantin.

 Kështu Cavour (Camillo) donte të bashkonte Italinë, si angjinarja, “gjethe – gjethe”. Por Greqia nuk është Piemonti; dhe ka disa kombësi në Ballkan që nuk do ta lejonin diçka të tillë. Dhe ne, në rolin e spektatorëve tepër indiferentë, mund të përzihemi, padashur, në ndërlikimet më të bezdisshme.

 Aktualisht, të gjithë janë mosbesues ose të rezervuar për shkak të pretendimeve të tepërta të Greqisë. Vizita e fundit e mbretit Jorgos te mbreti i Italisë mundësoi matjen e shtrirjes dhe të intensitetit të kësaj ndjenje. Nuk e kemi harruar, mendoj, protestën e heshtur të ministrave të Rumanisë, Serbisë dhe Bullgarisë, duke mos marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të Romës. Shtypi italian, me shumë përshtypje, deklaroi se mirësjelljet e shkëmbyera midis dy sovranëve në asnjë mënyrë nuk e zvogëlonin simpatinë italiane për popujt e tjerë të Ballkanit. Shqiptarët, për të cilët Italia pretendonte se ishin klientët e saj dhe po ashtu nën mbrojtjen e saj, u emocionuan, dhe ndjehen “të tradhtuar” nga qeveria e Romës, domethënë të dorëzuar ndaj ambicieve greke.

 Në një fjalim të ardhshëm në Dhomën (parlamentin) italiane, ndoshta sot, z. Tittoni do të sqarojë keqkuptimet e krijuara nga vizita e mbretit Jorgos. Këshilla më e mirë që miqtë e saj të vërtetë do t’i japin Greqisë është meditimi. A nuk ka pse të forcojë avantazhet e çmuara, të cilat, vetëm ajo në mesin e të gjitha kombësive të Lindjes, ka qenë në gjendje, falë frymës klasike, t’ia rrëmbejë Evropës, përgjithësisht kaq shpërfillëse ?

 Eugène Lautier

(politikan dhe gazetar francez)

 

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1906-letra-e-shqiptareve-te-selanikut-drejtuar-politikanit-dhe-gazetarit-francez-vrasja-e-spiro-kosturit-eshte-fillimi-i-luftes-se-grekeve-kunder-shqiptareve-te-krishtere/.

Etiketa: francezpolitikanselanik


Ju sugjerojmë

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Bota

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

7 Qershor, 2026 3:47 pm
Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
Bota

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

7 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
Kryesore

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

7 Qershor, 2026 2:59 pm
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

Rama për protestën: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng, s’ka për ta ndalur

7 Qershor, 2026 2:34 pm
Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin
Kronikë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

7 Qershor, 2026 2:24 pm
Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban
Bota

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

7 Qershor, 2026 2:02 pm
Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Bota

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

7 Qershor, 2026 1:36 pm
Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë
Aktualitet

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

7 Qershor, 2026 1:34 pm
“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
Aktualitet

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

7 Qershor, 2026 1:31 pm
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje
Kryesore

Protesta, Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit

7 Qershor, 2026 1:27 pm
Para
Emrat/ Kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan

Emrat/ Kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan

Arrestohet ish-punonjësi i postës, vodhi pensionet e qytetarëve

Arrestohet ish-punonjësi i postës, vodhi pensionet e qytetarëve

Arrestohet një person në Fier, përndiqte 28-vjeçaren

Arrestohet një person në Fier, përndiqte 28-vjeçaren
















TE FUNDIT

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
7 Qershor, 2026

Ukraina ka denoncuar një sulm të ri rus ndaj një infrastrukture të ndjeshme në zonën e Çernobilit. Sipas kompanisë shtetërore...

Lexo më shumë

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se Irani ka humbur shumicën e kapacitetit të tij për prodhimin e raketave dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
7 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, dhe protestave kundër projektit të Zvërnecit....

Lexo më shumë

Rama për protestën: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng, s’ka për ta ndalur

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me protestën qytetarë kundër investimit në Zvërnec, duke kërkuar prej një jave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}