Në rast koalicioni parazgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës ka si kusht postin e kryeministrit. Ky është vendimi i marrë nga Kryesia e LDK-së e cila pritet që ditën e hënë të zgjedhë kandidatin për kryeministër përmes Këshillit të Përgjithshëm.
Një tjetër vendim që pritet është nëse LDK do të hyjë ose jo në këto zgjedhje në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Këta të fundit janë shprehur optimistë deri tani për një koalicion të mundshëm.
Kandidatët potencialë ndër të cilët LDK do të vendosë janë Vjosa Osmani, Lutfi Haziri e Agim Veliut.
Deri tani janë shpallur dy koalicione parazgjedhore për zgjedhjet në Kosovë. AAK dhe PSD me kandidat Ramush Haradinajn dhe Nisma Socialdemokrate dhe AKR me kandidat Fatmir Limajn.
Partia Demokratike e Kosovës, me kandidat Kadri Veselin ende nuk është shprehur nëse do të hyjë në një koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt politik. /Opinion.al