GJIROKASTËR- Pas ndërhyrjes së policisë në Lazarat, banorët nuk shohin më të ardhme në fshatin e tyre. Rreth 15 për qind e banorëve kanë plotësuar lotarinë amerikane këtë vit, me shpresën se fati do t’i përzgjedhë e ata të largohen njëherë e mirë nga vendi. Ata thonë se nuk kanë me çfarë të jetojnë dhe e vetmja rrugë është emigrimi.
Pak prej tyre punojnë në bujqësi, disa të tjerë i janë drejtuar malit për të mbledhur bimë medicinale në Sopot. Këto të ardhura nuk janë as sa për të mbajtur frymën thonë banorët.