Bota

Lavrov:Ka shpresë për kompromis,konflikti në Ukrainë do përcaktojë rendin botëror


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 16/03/22 |
Opi Nion

“Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë të lehta, por ka shpresë për kompromis. Keshtu është shprehur ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Unë udhëhiqem nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë”, thotë ai.

“Ata thonë se negociatat nuk janë të lehta për arsye që janë të dukshme. Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis,” është shprehur Lavrov gjatë një interviste me gazetën RBC.

Ministri i jashtëm rus  Lavrov ka thënë gjithashtu se konflikti aktual është një moment i rëndësishëm që do të “përcaktojë rendin botëror”.

Ai thotë se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore – ku janë zonat e Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët./Opinion.al

Pas