Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një interviste për televizionin India Today, është shprehur se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.
“Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale në Ukrainë dhe jo bërthamore”,- Lavrov.
Me këtë përgjigje, Lavrov i ka dhënë përgjigje të gjitha dyshimeve që shtetet perëndimore kishin për strategjinë luftimeve të Rusisë.
Zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar gjatë javëve të fundit se Kremlini mund të përdorë armë taktike bërthamore nga arsenali i tij nëse pushtimi ndaj fqinjit jugor vazhdon për një kohë të gjatë.