Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska nuk do të ndalojë operacionet e saj ushtarake përpara raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes me Ukrainën.
Në një intervistë për kanalin e lajmeve Rossiya-24, ai thotë se nuk shihte asnjë arsye pse bisedimet të mos shkonin përpara.
“Presidenti Vladimir Putin ka theksuar në më shumë se një rast se ne preferojmë bisedimet,”-tha ai, ka shkruar Tass.
Duke mbrojtur pushtimin e Rusisë, Lavrov thotë se ai ka implikime më të gjera përtej vetë Ukrainës.
“Operacioni ynë special ushtarak është krijuar për t’i dhënë fund zgjerimit të pamatur të synimit të SHBA-së për dominim të plotë në arenën ndërkombëtare,”- ka thënë ai./Opinion.al